Categories Lajme

Plagosi me thikë 20-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja, pranga 33-vjeçarit në Kamëz

Kamëz, Plagosi me mjet prerës thikë një 20-vjeçar dhe u largua, pas ndjekjes intensive të Policisë dhe kontrolleve të pandërprera, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale dhe kapjen e shtetasve që kryejnë vepra penale dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, pas informacioneve të marra për një konflikt me mjete prerëse në Kodër Kuqe, në Babrru, gjatë të cilit shtetasi I. M., 33 vjeç, kishte goditur me mjet prerës shtetasin A. C., 20 vjeç, kanë organizuar punën dhe kanë vijuar kontrollet intensive për kapjen e autorit të dyshuar dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i kontrolleve të pandërprera u bë kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar shtetasit I. M., 33 vjeç.

33-vjeçari, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në Kodër Kuqe, ka goditur me mjet prerës shtetasin A. C., i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME