Categories Lajme

Plagosi me thikë gruan, zbulohet e shkuara kriminale e 52-vjeçarit!

Detaje të reja dalin ngjarja e rëndë në Tiranë, ku burri ka goditur disa herë me thikë gruan e tij.

Autori i dyshuar i ngjarjes është shtetasui me iniciale J.Sh., i cili dyshohet se për shkaqe xhelozie ka goditur me thikë në qafë dhe trup disa herë gruan e tij, 46-vjeçaren me iniciale E. Sh., duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

Çifti janë prindër të një fëmije, por që nuk ka qenë në banesa kur ka ndodhur ngjarja në orët e para të mëngjesit të sotëm (23 Maj).

52 vjeçari është person me precedent penal pasi në vitin 2011 ka vrarë një person 13 vite burg.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 23.05.2024, rreth orës 02:15, në rrugën “Xhanfize Keko”, shtetasi J. Sh., 52 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës në trup dhe në qafë, bashkëshorten e tij, shtetasen E. Sh., 46 vjeçe.

46-vjeçarja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori i dyshuar u arrestua në flagrancë për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

E shkuara kriminale e viktimës

J. (Arben) Sh. ka qëlluar për vdekje 28-vjeçarin A. M., më 7 shtator 2011rreth orës 20:40, në lagjen “Selitë”, te rruga “Irfan Tomini” në Tiranë.

Në sherr u përfshinë autori i krimit, shtetasi A. I., si edhe viktima, B. M., e A. M., (Këta dy të fundit mbetën të plagosur).

Pas ngjarjes u arrestuan J. Sh., i cili qëlloi për vdekje 28-vjeçarin A. M., ndërsa A. I., si autori i plagosjes së dy personave të dëmtuar në ngjarje, B. M., e A. M.

Viktima, të plagosurit dhe autorët, që i përkasin komunitetit rom, kanë pasur një konflikt për motive xhelozie, konflikt që pati pasoja tragjike.

Sherri mes J. Sh., dhe viktimës, A. M., ka pasuar si shkak konfliktin e vazhdueshëm të bashkëshorteve të tyre. Gratë e dy protagonistëve të ngjarjes pretendonin për tradhti bashkëshortore.

Pas ngjarjes autorët ngjarjes u arratisën por u lanë në baltë nga makina me të cilin po tentonin të largoheshin nga Tirana. Mjeti nuk ka qenë i furnizuar mjaftueshëm me karburant, duke i lënë në mes të rrugës, pranë rrethrrotullimit të Doganës, në drejtim të Kthesës së Kamzës.

Ata janë kapur në flagrancë kur po shtynin makinën në drejtim të karburantit më të afërt dhe janë arrestuar. Policia tha se në cilësinë e provës materiale ka sekuestruar një pistoletë e kalibrit 7.62 mm, model 54 TT, dhe një krehër automatiku me fishekë.

Xhelozia

Një person mbeti i vrarë dhe dy të tjerë u plagosën gjatë konfliktit me armë mes banorëve të komunitetit rom në Selitë të Tiranës. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:40 të 7 shtatorit, në mes të pallateve ku banon pjesa më e madhe e komunitetit rom.

Policia dhe dëshmitarët okularë thanë se ngjarja mund të kishte pasur përmasa edhe më të mëdha nëse autorit nuk do t’i bllokohej arma automatike tip “Kallashnikov”, me të cilën kreu vrasjen dhe plagosjen e dy personave.

28-vjeçari A. M., u plagos rëndë dhe ndërroi jetë 15 minuta pas mbërritjes në Spitalin Ushtarak. Ndërsa u plagosën babai i tij, B. M., dhe kunati i këtij të fundit, A. M.

Gruaja e të dyshuarit Jakup Shahu, një javë para ngjarjes, ka shkuar për te lokali i viktimës, aty ku ndodhi edhe vrasja, dhe ka nisur të debatojë me gruan e Arjan Mejdanit, duke e akuzuar se i kishte marrë bashkëshortin.

Aty ka nisur konflikti mes dy bashkëshorteve, fillimisht me fjalë e më pas janë kanë nisur të godasin njëra-tjetrën me sende të forta. Gjatë këtij debati kanë qenë të pranishëm edhe pjesëtarët e familjes së viktimës, të cilët kanë ndërhyrë duke i dhënë fund përkohësisht dhunës mes tyre. Sherri ka vijuar pothuajse çdo ditë.

Sipas dëshmitarëve, të dyja gratë, sa herë që përballeshin në rrugë apo në lokal, ziheshin me njëra-tjetrën duke u kapur nga flokët, derisa shkonin persona të tjerë për t’i ndarë. Për këtë konflikt të vazhdueshëm ishte vënë në dijeni viktima Arjan Mejdani, të cilit i kanë treguar të afërmit e vet, por edhe banorë të tjerë të lagjes që kishin parë sherret e vazhdueshme të bashkëshortes së tij me të shoqen e autorit.

Pasi ka dëgjuar variantin e gruas së tij, me të cilën kishte 3 fëmijë, A.M., ka shkuar të takojë J. Sh., i cili banonte pranë shtëpisë së tij. Duke debatuar me të, në mes është futur bashkëshortja e Shahut, e cila ka rrëfyer edhe historinë e tradhtisë nga ana e të shoqit dhe gruas së viktimës. Ky debat është bërë dy ditë para se të ndodhte krimi.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, ky ka qenë edhe shkaku i debatit që nisi para se të përdoreshin armët. Fillimisht viktima dhe të plagosurit kanë nisur të debatojnë me dy autorët në lokalin e tyre dhe më pas ata kanë nxjerrë armët nga një “dum-dum” që ishte i parkuar para lokalit dhe kanë nisur të qëllojnë në drejtim të tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 16 Janar 2026

Dashi Edhe pse keni arsye për te qene te stresuar, nuk do te ishte mire…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK mbyll hetimet për grupin që trafikonin drogë nga Amerika Latine, autorëve u komunikohet akuza

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka mbyllur hetimet dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kategoritë/ Vila në bregdet, apartamente dhe toka! Del katalogu me pasuritë e sekuestruara gjatë vitit 2025

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) ka publikuar në faqen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja “Toyota Yaris”, Gjykata e Lartë prish vendimin e Apelit të GJKKO për ish kryeprokurorin e Vlorës Aurel Zarka

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Apelit të GJKKO-së për ish kryeprokurorin e Vlorës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Durrës, makina ‘fluturon’ nga Ura e Dajlanit! Humb jetën 18-vjeçarja, plagosen rëndë shoferi dhe 2 këmbësorë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen 15 janarit në Durrës, te Ura e Dajlanit. Rreth orës 22:15 një automjet…

LEXO ME SHUME