Categories Lajme

Plagosja e 72-vjeçarit në Shkodër, arrestohet autori, e përplasi me makinë dhe më pas e qëlloi me çifte

Një i moshuar në Shkodër është p lagosur me a rmë në rrethana ende të paqarta. Bëhet e ditur se mëngjesin e së shtunës, një 72-vjeçar banues në Shllak është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore. Ai është p lagosur me a rmë gjaku në krah, ndërsa është jashtë rrezikut për jetën. Rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende.

Njoftimi i policisë: “Më datë 28.08.2021, ka shkuar në spital për ndihmë mjeksore, shtetasi Z. P. 72 vjeç, banues në Shllak, Shkodër, pasi në rrethana ende të paqarta është p lagosur me a rmë gjahu në krah, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”

Policia ka arrestuar autorin e plagosjes së 72-vjeçarit në Shkodër, Zef Pjetrit. Ai është F. K., 31 vjeç, lindur në Shllak dhe banues në fshatin Hot i Ri.

31-vjeçari i arrestuar në fshatin Hot i Ri, ka përplasur me automjet shtetasin Z. P., 72 vjeç dhe më pas e ka plagosur me armë gjahu çifte. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti pronësie, për një burim uji në fshatin Shllak.

Njoftimi i policisë: Falë veprimeve të shpejta e profesionale, të kryera nga strukturat hetimore të DVP Shkodër, u bë e mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar. Vihet në pranga 31-vjeçari, autori i dyshuar i plagosjes me armë gjahu.

Në vijim të veprime të kryera nga strukturat hetimore të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi, lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit F. K., 31 vjeç, lindur në Shllak dhe banues në fshatin Hot i Ri, Njësia Administrative Rrethina, Bashkia Shkodër.

Ky shtetas dyshohet se mëngjesin e sotëm, në fashtin Hot i Ri, ka përplasur me automjet shtetasin Z. P., 72 vjeç dhe më pas e ka pl agosur me a rmë gjahu çifte. Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti pronësie, për një burim uji në fshatin Shllak.

Në momentin e arrestimit, shërbimet e Policisë, kanë gjetur dhe sekuestruar dhe armën e gjahut të cilën e kishte me leje dhe dyshohet se me të ka kryer plagosjen e 72-vjeçarit. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme për veprën penale “P lagosje e rëndë me d ashje”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME