Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, policia jep njoftimin zyrtar: 2 vëllezër goditën me grushta dhe thikë 33-vjeçarin

Policia e Vlorës ka dhënë njoftimin zyrtar në lidhje me plagosjen e ndodhur pak orë më parë në qytet.

Një 33 vjeçar mbeti i lënduar nga goditjet me thikë dhe u dërgua në spital, ku është nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, 2 vëllezër L.M., dhe G.M., goditën me grushte dhe me thikë 33-vjeçarin.

Forcat e rendit më pas kapën 2 autorët e dyshuar dhe i shoqëruan në komisariat.

Njoftimi i Policisë:Vlorë, Goditën me grushte dhe me mjet prerës (thikë), një 33-vjeçar, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, kapen dhe shoqërohen në Komisariat, 2 autorët e dyshuar.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas njoftimit për një konflikt mes disa shtetasve, në lagjen “Partizani”, kanë ndërhyrë menjëherë për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, janë kapur dhe shoqëruar në Komisariat, 2 autorët e dyshuar shtetasit L. M., 25 vjeç dhe G. M., 25 vjeç (vëllezër), të cilët gjatë konfliktit për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me grushte dhe me mjet prerës (thikë), shtetasin O. R., 33 vjeç, banues në Vlorë.

Shtetasi O. R. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME