Categories Teknologji

Plan konkret për financimin e rivalëve të 5G kineze

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po zhvillojnë një plan për të parandaluar që vendet në zhvillim dhe bizneset të përvetësojnë teknologjitë e telekomunikacionit nga ndërmarrjet kineze si Huawei dhe ZTE. Masa është e diktuar nga shqetësimet e sigurisë në SHBA, pasi administrata Trump drejtoi gishtin tek teknologjia Huawei dhe ZTE që luan një rol mbizotërues në 5G me dyshimin se mund të përdorin teknologjinë për spiunazh.

Sipas agjencisë ”Bloomberg”, plani për parandalimin parashikon shpenzimin e një pjesë të 60 miliardë dollarëve të fondeve për të përballur sfidat e zhvillimit dhe përparësive të politikës së jashtme.Ndërkohë SHBA mund të financojnë zgjidhje alternative për Huawei përmes huave ose garancive të huasë për vendet dhe kompanitë në zhvillim ose të zotërojnë aksione në kompanitë që zhvillojnë teknologjitë e rivalëve kinezë.

‘’Kompanitë Huawei dhe ZTE janë në pronësi të shtetit dhe mbështeten nga subvencione publike, dhe problemi i vërtetë i Huawei nuk është Kina, por siguria e të dhënave. Ne duam të sigurojmë që kompanitë të përmbahen te disa standarde të sigurisë së të dhënave dhe mbrojtja e të dhënave personale”, deklaroi drejtori menaxhues i agjencisë DFC, Adam Boehler.  /os/ a.jor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME