Categories Lajme

Plani “B”, Celibashi firmos: Nëse nuk aktivizohet pajisja biometrike, nis votimi tradicional

Mundësia e dështimit të identifikimit biometrik në disa zona malore ka shtyrë KQZ të krijojë një plan “B”. Mbrëmjen e sotme KQZ ka firmosur urdhrin për dorëzimin e pajisjes së identifikimit biometrik të zgjedhësve dhe të kamerës për video regjistrimin në qendrën e votimit.

Shkresa e siguruar nga gazetarja Esiona Konomi, që mban firmën e kryekomisionerit Ilirjan Celibashi dhe zëdhënëses së KQZ, Lealba Peliku urdhëron nisjen e votimit tradicional në rast se operatori nuk paraqitet deri në orën 06:45. Komisionerët e kanë të ndaluar ta përdorin pajisjen dhe KQZ ka rekrutuar rreth 5000 operatorë për vënien në punë të saj.

“Komisioni i Zonës së Administrimit Zgjedhor duhet t’i dorëzojë operatorit të caktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në qendrën e votimit të KZAZ-së përkatëse, pajisjen e identifikimit elektronik të zgjedhësve, si dhe kameran që do të vendoset në qendrën e votimit Në rast se operatori nuk paraqitet në KZAZ për të marrë PEI-n dhe kamerën, këto pajisje i dorëzohen kryetarit dhe sekretarit të KQV-së. Operatori duhet të paraqitet në qendrën e votimit ku është caktuar nga KQZ-ja në orën 06:00 të datës 25 prill 2021.

Në rast se operatori nuk paraqitet në qendrën e votimit në orën e përcaktuar në pikën 3 të këtij urdhri, sekretari I KQV-së, në prani të kryetarit vendos në punë kameran e sipas udhëzimeve teknike që gjenden në këtë pajisje, si dhe pozicionon atë sipas udhëzimeve të KQZ-së.

Në rast se operatori nuk paraqitet në qendrën e votimit ku është caktuar nga KQZ-ja deri në orën 06:45 të datës 25 Prill 2021, atëherë KQV-ja fillon menjëherë votimin në orën 07:00 dhe e zhvillon votimin pa ndërprerje deri në orën 19:00. Identifikimi i votuese në këtë rast bëhet me listën e zgjedhësve të printuar të dërguar nga KZAZ-ja. Paraqitja e operatorit pasi ka filluar votimi, nuk e ndërpret për asnjë rast votimin e filluar dhe në këtë rast operatori nuk mund ta përdorë PEI-n.

Në rast të mungesës së operatorit asnjë prej anëtarëve të KQV, përfshirë kryetarin dhe sekretarin, në asnjë rast dhe për asnjë ta përdorin PEI-n. Në rastin kur PEI nuk është përdorur ai dorëzohet pas mbylljes së procesit të votimit nga KQV te KZAZ përkatëse”, thuhet në urdhrin e KQZ-së.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME