Categories Lajme

Plani i emergjencave tashmë i afishuar në çdo shkollë/ Si duhet vepruar në rast tërmeti

Një udhëzim i Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) nënvizon edhe planin e emergjencës ose të mënyrës së si duhet të sillen nxënësit në rast tërmeti. Në këtë kuadër, pranë çdo shkolle është i afishuar plani i detajuar (posteri) se si duhet të veprohet në rast tërmeti. Synimi i këtij organizimi është marrja e masave të duhura për të mbrojtur fëmijët nga rreziqet apo lëndimet nga “mënyra e çorganizuar” e evakuimit. Me anë të këtij plani, çdo shkollë e ka të qartë se çfarë duhet të bëjë për të qenë sa më e distancuar nga veprimet e panikut, nga efektet e të cilit është vërtetuar se mund të shkaktojë dëme të mëdha.

Ky plan është në nivel shkolle: fillon me klasën; pastaj me katin, ku një koordinator i emergjencës ka përgjegjësinë e daljes në mënyrë të organizuar nga kati; si dhe në nivel shkolle i rakorduar nga drejtori përkatës. Tabela e planit dhe masave të evakuimit është tashmë i afishuar në pjesët më të dukshme të çdo shkolle, në mënyrë që të gjithë ta shohin dhe memorizojnë atë. Ndërkohë, në ditët e para të mësimit janë realizuar edhe aktivitete demonstruese se si mund të veprohet në një rast emergjence. Të gjithë mësuesit e njohin planin specifik të emergjencës për shkollën e tyre. Atsh

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME