Categories Lajme

Rama në Laç: Dy javë nga tërmeti, të gjithë të akomoduar në hotele apo të pajisur me çadra

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot banorët e Laçit të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, ku dëgjoi shqetësimet e ngritura prej tyre. Kreu i qeverisë, Rama u tha banorëve se të gjitha shtëpitë që nuk mund të rikonstruktohen do të prishen dhe do të rindërtohen, ju do merrni atë që keni, siç e keni, pa asnjë diskutim. Një banore i tha Kryeministrit se shtëpia e vjehrrit të saj është dëmtuar tërësisht dhe janë jashtë se nuk kanë marrë çadër. Kryeministri Rama iu përgjigj se “kjo nuk është e vërtetë, se tendat dimërore po shpërndahen, dhe sot që flasim kush nuk ka mundësi të rrijë në shtëpi, do marrë tendën dimërore dhe brenda kësaj jave mbyllet nevoja për çadra dimërore. Vjehrrit do ia bëjmë shtëpinë të re”. Një tjetër banore, që tha se ka ardhur nga Zvicra, pasi shtëpia e prindërve të saj është shembur. “E kanë kontrolluar dhe është e pabanueshme. Nuk po presim për batanije, nuk jemi duke vdekur për bukë, vetëm duam të dimë çfarë do bëhet”, – tha ajo. Kryeministri Rama u shpreh se “shqiptarët as në Mesjetë nuk e kanë pasur problem copën e bukës. Këtu është çështje standardesh, ka shqiptarë plot sa të duash që duhet të marrin më shumë se copën e bukës. Shtëpinë do t’ua bëjmë më të mirë seç e ka komshiu yt zviceran”.

“Nëse shtëpia është e pabanueshme, mos rri rri në çadër, si babi jot ka plot, të marrë çadër dimërore, ato nuk fusin ujë, kanë energji. Të rrijë në çadër, deri kur të rindërtohet shtëpia”, – shtoi Rama. Kreu i qeverisë u shpreh se “do bëhet edhe një kontroll i dytë nëse riparohet apo jo, nëse është për t’u hedhur në tokë, do të ndërtohet nga fillimi”. Rama tha se “siç ka ndodhur këtë herë, nuk ka ndodhur ndonjëherë. Në Shqipëri janë përmbytur nga uji dhe kanë ndenjur në çadra e s’është kujtuar njeri për ta. Dy javë nga tërmeti dhe të gjithë janë akomoduar në hotele dhe janë pajisur me çadra”. “Nuk duhet të nxitojmë e ta pësojmë përsëri”, – tha Rama.

Kryeministri Rama i tha banorëve se “në fshat ka shtëpi që nuk riparohen dhe do t’i bëjmë të reja. Në pallatet e dëmtuara ato që riparohen, do t’i riparojmë, ato që nuk riparohen në Laç, do të shemben e do të bëhen të reja”.“Sot që flasim kemi mbi 500 inxhinierë shqiptarë dhe 81 grupe të huaja që kanë nga 3-10 veta. Janë mijëra e mijëra, duhet t’i bëjmë me kujdes. Kemi filluar me ato pallatet më problematike. Ndërkohë që në fshat ka shtëpi që janë lehtësisht të dëmtuara e do t’i riparojmë. Ne këtu e kemi marrë vendimin që ato që nuk mbajnë, do prishen dhe do bëjmë të reja”. “Këtu janë 140 familje. 140 apartamente janë në Laç. Ne kemi lënë një parashikim që për Laçin do bëjmë dyfishin, po do i shikojmë me kujdes ato që riparohen, do riparohen ato që janë të dëmtuara shumë do t’i rindërtojmë”, – tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME