Categories Politike

Ministri i Jashtëm italian Di Maio: Mbështesim integrimin e Shqipërisë, disa vende po gabojnë duke penguar zgjerimin e BE-së

Italia është vendi i parë europian që e mbështet fuqimisht Shqipërinë në rrugëtimin e saj të integrimit europian, edhe ndaj atyre vendeve dhe kundër atyre vendeve që nuk janë në favor të zgjerimit të Bashkimit Europian.

Kështu deklaroi sot nga Vora, ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio, ku vizitoi kampin ku janë strehuar të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.

“BE në mënyrë të natyrshme duhet të përqafojë dhe të bëjë pjesë të saj vende si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut dhe ne do të mbështesim fuqimisht këtë mbështetje, edhe në ditët në vijim edhe ndaj atyre vendeve dhe kundër atyre vendeve që nuk janë në favor të zgjerimit të Bashkimit Europian dhe në një farë mënyre po gabojnë duke e penguar zgjerimin e mëtejshëm të BE-së”, – nënvizoi Di Maio.

Ministri i Jashtëm italian u shpreh se “integrimi në BE i Shqipërisë mund të japë mundësi të mëtejshme sipërmarrjeve italiane që veprojnë në Shqipëri që të rrisin në mënyrë të ndjeshme edhe investimet e tyre në këtë vend duke ofruar mundësi të reja jo vetëm për punësim, por edhe në rritjen ekonomike”.

“Kjo vizitë përbën një moment tjetër të mbështetjes sonë në këtë rrugëtim dhe këtë mbështetje do të kem rastin t’ia shpreh jo vetëm Kryeministrit Edi Rama, por edhe Presidentit të Republikës, Ilir Meta”, tha ministri Di Maio.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME