Categories Lajme

Plani për ndërtimet pas tërmetit. Ahemtaj: S`ka rritje takasash. Ja si do sigurohen paratë

Kryetari i Komiteti të Rindërtimit pas tërmetit, Arben Ahemtaj foli në terma konkret se si do të sigurohen paratë që do të përdoren për rindërtimin e shtëpive për të pastrehët. Ahemtaj tregoi fillimisht se deri të mërkurën pasdite, janë grumbulluar rreth 7.7 milionë euro nga biznesmenët që kanë dhuruar para.

“Deri në orën 15:00 janë mbledhur 7.7 mln euro nga bizneset. Por ka një pjesë që ende nuk është ekuivalentuar. Janë rreth 5300 qytetarë që kanë dhuruar vlera monetare rreth 54 milion lekë të reja. Këta janë donator të vegjël që kanë hequr nga buka e tyre”, tha Ahemtaj.

Ndërkohë, ai shtoi se qeveria do të ketë barrën kryesore të financimit për rindërtimin e dëmeve nga tërmeti. Ahemtaj theksoi se një shumë e konsiderueshme pritet të grumbullohet nga donatorët. Ai kujtoi konferencën e donatorëve të vitit 1997, ku tha se u mblodhën 600 milionë euro. “Qeveria shqiptare do mari përsipër përgjegjësinë e vetë. E kemi formatuar buxhetin. Kryeministri e ka orientuar buxhetin. Unë kam parasysh 1997, kur mblodhëm 600 milionë. Por ishte pas 1997. Por dhe tani besoj se kontributi i donatorëve do të jetë domethënës”, tha Ahmetaj.

Po si do të sigurohen paratë nga buxheti i shtetit? A do të preken qytetarët duke rritur taksat? Arben Ahmetaj tregoi skemën që do të përdoret. Ai theksoi se nuk do të ketë rritje të tkasave për qytetarët, ndërsa paratë do të përdoren në disa mënyra, duke nisur nga kursimet nga buxheti i shtetit, te kreditë me këste të ulta.

“Skema është e tillë, e kombinuar, që nga kursimet, donatorët, kredi me interesa minimale, rritje e përgjegjësisë së qeverisë nëpërmjet ekspandimit të fondeve për rindërtimin. Nuk do ketë rritje taksash. Lajmet për mbajtje pagash e pensionesh është “fake neës”. Kjo qeveri ka marrë përgjegjësinë  e vetë, do ta përballojë këtë situatë. Nuk i lë qytetarët në rrugë kjo qeveri”, tha Ahmetaj.

Ndërkohë, drejtuesi i organizatës “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari u shpreh se në total nga të gjitha organizatat dhe fondacionet pritet të grumbullohen rreth 20 milionë euro, që kalon edhe shumën që ka akorduar Komisioni Europian. “Vetëm organizatat mund të shkojnë deri në 20 milionë euro. E kalojmë dhe kontributin e Komisionit Evropian. Janë 400 mijë donator, nga më i vogli te më i madhi”, tha Hajdari./Realstory.al/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME