Categories Lajme

Planifikoi vrasjen e Preng Palucës, ky është 33-vjeçari shqiptar i arrestuar në Spanjë

Personi që shihni në foto është Hektor Ndoka, 33-vjeçari i arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare për planifikimin e vrasjes së Preng Palucës.

33-vjeçari me precedent të theksuar kriminal, dhe i dyshuar për një seri ngjarjesh të rënda, u vu në pranga nga policia spanjolle në Madrid. Sipas mediave spanjolle, pas prangosjes së Ndokës, policia i gjeti atij 3 armë zjarri dhe municion luftarak.

Hektor Ndoka u shpall në kërkim më 8 Dhjetor të 2021, pasi së bashku me Edmir Vlashin, kishin planifikuar vrasjen e Preng Palucës në Tiranë, ngjarje kjo që nuk u finalizua. Shkak u bë një konflikt për prishje të pazareve të drogës jashtë shtetit.

Preng Paluca u planifikua të vritej me mina të telekomanduara nga një grup kriminal rival, për shkak të prishjes së një pazari droge në Belgjikë e Spanjë. Porositësit kishin ‘kontraktuar’ për të bërë punën 3 persona; Hektor Sadiku (Ndoka), Edmir Vlashi (Marku) dhe Mark Lamkja. Këta të fundit planifikonin çdo gjë në lokalin e vjehrrit dhe vjehrrës së tyre, Nikoll e Marie Marku.

Plani për atentatin u zbulua krejt rastësisht pasi Policia u informua se çifti Marku dhe dhëndri i tyre Mark Lamkja posedonin arsenal armësh. Në këtë mënyrë policia ra në gjurmët e dy personave të cilët do të kryenin vrasjen. Edmir Vlashi dhe Hektor Ndoka kishin pak kohë që sapo ishin kthyer nga Belgjika. Ata kishin ardhur disa herë në Tiranë, ndërsa më datë 7 u nisën ‘ekzekutorët’.

Çifti Marku dhe dhëndrri i tyre Mark Lamkja u vunë në pranga, ndërsa Edmir Vlashi dhe Hektor Ndoka u shpallën në kërkim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME