Categories Lajme

Planifikuan të vidhnin makinën, dy të rinjtë e pësojnë në Gjirokastër. Policia i kap në flagrancë

Dy persona janë arrestuar këtë të shtunë në flagrancë në qytetin e Gjirokastrës. Ata tentuan të vidhnin një automjet tip “Benz”, por skema e tyre ka dështuar falë ndërhyrjes në kohë të policisë së këtij qyteti. Të arrestuarit janë shtetasit A.L, dhe O.P, të dy banues në Skrapar.

Njoftimi i policisë:

Tentuan të vidhnin një automjet, arrestohen në flagrancë dy shtetas. Në orë e para të mëngjesit, në lagjen “18-Shtatori”, shtetasit A.L., dhe O.P. tentuan të vjedhin një automjet tip “Mercedez-Benz”. Menjëherë shërbimet e policisë u vunë në ndjekje të këtyre dy shtetasve, ku pas një pune të mirëorganizuar bënë të mundur arrestimin e tyre.

Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasit: A.L., 25 vjeç dhe O.P., 34 vjeç, banues në Skrapar.Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për hetime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME