Categories Lajme

Plas shèrri mes pòlicisë dhe pronarit të lokalit, shkak bëhet mungesa e maskës (VIDEO)

Në një lokal në qendër të Prizrenit ka pasur një operacion të pòlicisë për arrestime pasi janë konstatuar persona që nuk mbanin maskat, të cilat janë të detyrueshme në Kosovë. Media kosovare Insajder thotë se janë árrestuar me fòrcë pronarin e lokalit dhe djemtë e tij, ndërsa gjatë árrestimit është përdorur edhe dhùnë. Kjo shihet edhe në pamjet ku shfaqen disa pòlicë që kapin me fòrcë pronarin e lokalit dhe djemtë e tij. Ndërsa thuhet se është përdorur edhe spraj. Shkak për këtë ngjarje është mungesa e maskës nga ana e pronarit të lokalit. Në pamje dëgjohet gruaja që bërtet: “A jeni normal o káfshë? Çfarë bëni para fëmijëve”, teksa këta të fundit fillojnë të qajnë me të madhe.

Nga Pòlicia e Prizrenit, ndonëse e kanë konfirmuar se ngjarja ka nisur për shkak të mosrespektimit të masave kundër korònavirusit, këtë rast e kanë cilësuar si sùlm ndaj zyrtarëve pòlicorë. Familjarët e të árrestuarve thonë se pronari dhe njëri nga djemtë e tij kanë marrë trajtim mjekësor si pasojë e dhùnës së përdorur nga pòlicët, por krejtësisht ndryshe e ka përshkruar ngjarjen zëdhënësi i Pòlicisë së Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Sipas tij, aty ka pasur sùlm ndaj zyrtarëve pòlicorë dhe janë dy pòlicë që kanë mbetur të lènduar nga kjo ngjarje. Ai thotë se fillimisht nuk është respektuar urdhri i personit zyrtar. Për këtë rast, në stacionin pòlicor të Prizrenit aktualisht po intervistohen 5 persona.

“Ka ndodhë rreth orës 11:00 në rrugën “Marin Barleti” në Prizren, sheshi “Shatërvan”. Për shkak të mosrespektimit të vendimit të qeverisë për masat anti-COVID. Fillimisht nuk është respektu urdhri i personit zyrtar, pastaj për shkak të mosrespektimit të masave dhe urdhrit ka ardhë deri te sùlmi ndaj personit zyrtar. Kështu që Pòlicia i ka aktualisht 5 persona të dyshuar duke i intervistuar për këtë rast. Sùlm ndaj personit zyrtar kemi. Janë dy zyrtarë pòlicorë kanë pësu lëndime, të cilët i kanë dërguar për tretman mjekësor. Janë sùlmuar nga të dyshuarit. Rasti ka qenë për shkak të mosrespektimit të vendimit të qeverisë për mbajtjen e maskës, distancën sociale e këto”, ka thënë Osmanollaj për Gazetën Sinjali. Në video dikush dëgjohet teksa vazhdimisht u kërkon pòlicëve që të qëndrojnë larg 2 metra. Gjithashtu, përveç tjerash, aty shihet edhe një pòlic që kërkon që të mos incizohet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME