Categories Lajme

Plas vj.edhja e makinave luksoze në Tiranë: Markat, zonat dhe pronarët e “preferuar” të hajdutëve

Automjetet luksoze në Tiranë, vijonë të jenë objektiv i gr.abitësve. Sipas shifrave të Policisë së Shtetit vetëm gjatë muajit korrik u vodhën 150 makina të shtrenjta, ndërsa zbulueshmëria ka qenë pothuajse zero. Shifrat tregojnë se gjatë dhjetë muajve të fundit në Tiranë është vjedhur një makinë në çdo dy ditë. Hajdutët kanë në fokusin e tyre mjetet luksoze, vlera e të cilëve shkon nga 50-100 mijë euro. Tirana mban vendin e para për vjedhjen e makinave. Emigrantët që kthehen në atdhe ranë më së shumti pre e hajdutëve.

Sipas seksionit kundër vjedhjeve në Policinë e Tiranës, rastet kur grabitësit veprojnë më së shumti janë në zona të pasigurta, si mungesa e ndriçimit dhe ambientet që nuk janë të monitoruara nga kamerat e sigurisë. Makinat janë grabitur kryesisht të parkuara, ndërsa markat më të preferuara kanë qenë “Mercedes-Benz”, “Range Rover” “BMW” dhe “Audi”, raporton ABC News.

Duket edhe policia është e dorëzuar përball një fenomeni të tillë. Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, gjatë raportimit në Komisionin e Sigursë, pranoi se ka një shtim të rasteve për vjdhjet e automejteve nga viti në vit. Policia e kryeqytetit liston si zona më problematike për vjedhjet e automjeteve zonat; “Zogu i Zi”, “Stacioni i Trenit”, rruga “Myslym Shyri”, “ish-Blloku”dhe “21-Dhjetori”.

Pavarësisht se janë sekuestruar pamjet e kamareva të sigurisë, përsëri, problem mbetet zbulueshmëria dhe pra.ngosja e autorëve. Një pjesë e madhe e automjeteve të vje.dhura çmontohen dhe shiten për pjesë të përdorura në tregun e zi, brenda vendit.

Gjithashtu, janë sekuestruar kohët e fundit automjete të grabitura jashtë territorit Shqiptar. Mjetet u bllokuan në Kosovë, Malin e Zi e Maqendoninë e Veriut, të cilat dyshohet janë tr.afikuar duke modifikuar numrin e shasinë së makinës për të kaluar në Pikat e Kalimit Kufitar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME