Categories Lajme

Plastika në det/ WWF flet për Shqipërinë, jemi një prej 4 vendeve më problematike

Fondi global i jetës së egër (WWF) ka publikuar së fundmi një raport për menaxhimin e mbetjeve plastike të patrajtuara dhe mënyrën se si vendet e Mesdheut mund të shpëtojnë detin e tyre. Nga ky raport, del në pah fakti se, Shqipëria është një prej vendeve më problematike, me përqindjen e mostrajtimit të mbetjeve mjaft të lartë, në 73% sipas të dhënave. Kjo i bën që Shqipëria të jetë një prej 4 vendeve me normën më të lartë të mos menaxhimit të mbetjeve në Mesdhe, së bashku me Malin e Zi, Egjiptin si dhe Libinë.

Kjo vjen pavarësisht faktit se, Shqipëria është një vend i vogël, me pak banorë e për rrjedhojë ka edhe një normë mjaft të ulët të gjenerimit të mbetjeve. Pavarësisht kësaj, nuk ka kapacitete për t`i menaxhuar këto mbetje, sipas këtij raporti, dhe një pjesë e madhe e këtyre mbetjeve përfundojnë në det, duke dëmtuar jo vetëm florën dhe faunën por edhe turizmin, në afat-gjatë.

Raporti i referohet mbetjeve plastike, duke thënë se pjesa dërrmuese e saj, në Mesdhe, përfundon nëpër lumenj, e më pas derdhet në det. Organizata rekomandon qeveritë që të bëjnë më shumë, duke filluar me reduktimin e përdorimit të plastikës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen dy persona në Lezhë

Dy persona janë arrestuar në Lezhë pas hetimeve për zbardhjen e disa rasteve të vjedhjeve…

LEXO ME SHUME