Categories Lifestyle

Vendimet që duhet t’i merrni para moshës 30 vjeç

Të 20’at e hershme dhe ato të vonshme janë periudha më e bukur në jetën e njeriut – ti je i ri dhe plot energji por njëkohësisht më i pjekur dhe më i ditur se dy vite më parë. Kjo periudhë e jetës është gjithashtu e rëndësishme për vendimet që ti merr në moshën 20 vjeçare dhe rrugën që do të ndjekësh më pas drejt së ardhmes. Këto janë disa vendime që ndryshojnë rrjedhën e jetës të cilat ti duhet t’i marrësh nëse dëshiron të kesh një jetë të lumtur dhe kuptimplotë:

  1. Vendos qëllimet e tua në jetë

Në të 20’at e vonshme, ti fillon të kuptosh se çfarë është më e rëndësishme për ty dhe rrugën që shpaloset përpara teje drejt qëllimeve që ti ke.

Njerëz të ndryshëm janë bërë për të pasur role të ndryshme në jetë dhe ti duhet të gjesh rolin tënd. Disa njerëz kanë një karrierë të suksesshme, disa të tjerë janë të destinuar të jenë prindër shumë të mirë dhe disa njerëz të tjerë jetojnë për ta bërë botën një vend sa më të mirë. Kushdo qoftë prioriteti yt në jetë, ka ardhur koha të fokusohesh tek ky i fundit dhe t’i përkushtosh më shumë kohë dhe energji gjërave që vërtetë kanë rëndësi për ty, përpara se të jetë shumë vonë. Është për të ardhur keq kur në një moment të caktuar njerëzit “zgjohen” dhe kuptojnë se ia kanë kushtuar tërë jetën e tyre gjërave më të parëndësishme për ta.

  1. Lëre punën që urren aq shumë dhe merru me atë që të pëlqen vërtet

Sistemi jonë arsimor na detyron të marrim vendime tepër të rëndësishme për karrierën tonë në një moshë shumë të vogël. Nuk është çudi që lëndët që ke studiuar kur ishe 18 vjeç nuk janë ato që ty të interesojnë. Si rezultat i këtyre vendimeve të dobëta për jetën, shumë njerëz përfundojnë duke e urryer punën e lodhshme që bëjnë, kolegët e mërzitshëm, shefin kërkues dhe stresohen me jetën e tyre në përgjithësi. Por nuk është asnjëherë vonë të ndryshosh karrierë dhe kjo do të ishte zgjidhja më e mirë për të mos jetuar një jetë plot pendesa. Tani që je akoma në moshë të re, është akoma më e lehtë të ndryshosh rutinën e përditshme dhe të përshtatesh më një ambient të ri punë.

Sigurisht që ti akoma nuk e di mirë se cila punë të përshtatet më mirë dhe cila të bën më të lumtur. Kujtimet e fëmijërisë mund të të ndihmojnë në këtë drejtim – bëji vetes këto pyetje: Çfarë të pëlqente të bëje kur ishe fëmijë? Çfarë doje të bëheshe kur të rriteshe? Cilat ishin hobet dhe talentet e tua?

  1. Nxirri nga jeta jote njerëzit dhe gjërat që nuk të pëlqejnë

Nuk ka rëndësi çfarë dreqin është… nëse është një marrëdhënie, stil jetese, një zakon apo një punë – nëse nuk të bën të lumtur, lëre të ikë. Ndërkohë që vitet ikin, ti kupton se nuk ka kuptim të shpenzosh kohë në njerëz/gjëra që nuk të japin lumturi. A shoqërohesh me njerëz negativ dhe të mërzitshëm? A e harxhon kohën duke u marr me gjëra që nuk të falin kënaqësi? Ka ardhur koha të heqësh dorë nga gjërat që njerëzit e tjerë duan të bëjnë dhe të fillosh të dëgjosh veten tënde.

Kur të duhet të takosh një shok/të afërm/kolegë dhe kjo të duket si një detyrim social më shumë sesa një dëshirë e sinqertë për të komunikuar, atëherë ky person mesa duket nuk ka një vend në jetën tënde. Sigurisht, kjo është akoma më e vështirë kur vjen fjala te njerëzit me të cilët punon, por ti gjithmonë duhet ta limitosh komunikimin me njerëzit negativ për tema profesionale.

  1. Kujdesu për shëndetin tënd

Tani që je akoma i ri, ti ndihesh mirë dhe ndoshta nuk ke probleme shëndetësore. Gjithsesi, çdo gjë që bie në kontakt me trupin tënd tani – ushqimi që konsumon, higjiena e produkteve që përdor, ajri që thith – në mënyrë të pashmangshme do të ndikojnë në shëndetin tënd pas disa vitesh. Vetëm mendo sa shumë helme konsumon çdo ditë përmes ushqimeve me cilësi të keqe, substancave toksike dhe ajrit të ndotur.

Ti nuk ke shumë në dorë për të ndryshuar ambientin në të cilin jeton, por ti mund të bësh disa zgjedhje të të shëndetshme në ushqimet dhe stilin e jetesës që zgjedh. Disa nga mënyrat e shumta për ta bërë këtë është duke blerë fruta organike dhe perime, të lësh pirjen e duhanit, të përdorësh produkte kozmetike natyrale dhe produkte higjienike, te bësh ushtime fizike. Zgjidh një jetë të shëndetshme tani dhe pas disa vitesh do të falënderosh veten.

  1. Pranoje veten ashtu siç je

Kultura masive dhe stereotipet sociale krijojnë modele të ndryshme sjelljeje, mendime, personalitete madje dhe paraqitje fizike që shumica e njerëzve duan t’i përvetësojnë. Ja përse shumica e fëmijëve dhe adoleshentëve duan të jenë dikush tjetër, duke imituar sa më mirë idhujt e tyre, qoftë ky një person i vërtetë apo një personazh imagjinar.

Ata të cilët nuk duan të bëhen pjesë e këtyre standardeve të zakonshme shpesh herë refuzohen nga shoqëria. Gjithsesi, e vërteta është se ti asnjëherë nuk do të ndihesh i lumtur dhe i plotësuar nëse ti shtyp personalitetin tënd dhe ndjek ëndrrat e dikujt tjetër. Mos e detyro veten të bëhesh dikush tjetër vetëm sepse të tjerëve iu pëlqen ky “lloj” njeriu.

Ti do të arrish harmoni të brendshme dhe lumturi vetëm nëse je i sinqertë me veten. Të 20’at e vonshme janë koha e duhur për të kuptuar atë që ti në të vërtetë je dhe misionin tënd në jetë. Kështu që, mëso të dëgjosh veten dhe bëj zgjedhjet e duhura tani, nëse do të jetosh një jetë të lumtur dhe kuptimplotë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME