Categories Politike

“Platforma më e mirë e reflektimit ajo e Bundestagut”/ Meta apel palëve politike për bashkëpunim

Presidenti Ilir Meta deklaroi se Shqipëria duhet të ketë prioritare përpjekjet për të vënë në zbatim platformën e Bundestagut gjerman për hapjen e negociatave.

Për këtë, kreu i shtetit tha se duhet angazhimi dhe bashkëpunimi i të gjitha palëve politike.

“Dua ti shpreh mirenjohjen Bundestagut gjerman i cili pavarëissht nga mos dëgjimi nga ana jonë i këshillave të vazhdueshme sistematike të tyre për të lehtësuar edhe vendimarrjen e tyre edhe të udhëheqësve të BE arritën të bëjnë një invencion me qëndrimin zyrtar që mbajtën në Bundestag për të hapur rrugën për të dy vendet për celjen e negociatave duke bërë dhe një dallim të qartë midis progresit të Maqedonisë se Veriut dhe progresit që do duhet të realizojë Shqiperia deri në hapjen reale të negociatave.

E kam theksuar se dhe vendet e tjera që kanë një skepticizëm për arsye të caktuara që skanë qenë të panjohura për ne, qoftë pretendimet e Hollandës qoftë edhe të Francës për cështjet e emigracionit të paligjshëm dhe azilkërkuesve ti bashkohen kësaj qasje të Bundestagut e të jenë të qarta detyrimet që ne duhet të përmbushim që ky proces të vazhdojë, jemi në kushte që askush sdo donte një situatë të tillë por mesazhi ynë është dhe duhet të jetë shumë i qartë kemi një alternativë, punojmë për këtë anëtarësimi i vendeve tona në BE dhe anëtarësimi i gjithë Ballkanit Prëndimor në BE.

Kemi nje reflektim në Maqedonine e Veriut përmes një zgjidhje të caktuar poltike, eshte zgjedhja e ture, kjo tregon dhe pjekurinë e tyre politike e demokratike.

Edhe tek ne ka mjaft rënedësi të kemi një reflektim të menjëhershëm dhe të lexojmë me vëmendje gjithë ato detyrime që duhet t’i kishim përmbushur dhe duhet ti përmbushim, të gjitha janë në rezolutën e Bundestagut.

Të forcojmë bashkëpunimin me vendet që kanë qenë më kritike, duhet ti bindim për seriozitetin tonë për të adersuar shqetësimet e tyre.

S’mjafton të themi që Franca apo Hollanda ka këto probleme të brendsheme po na përdor në rast se ne jemi burimi i shqetësimit të tyre të brendshëm sa i takon problemit të krimit të organizuar, në Hollandë e cështjes së azilkëruesve.

Duhet të reagojmë në mënyrë të besueshme që këto besime të shuhen në javët dhe muajt në vijim.

Të bëjmë të qartë se sa jemi të gatshëm të përmbushim cdo detyrim në këtë proces, cdo ide tjetër edhe informale qoftë për cdo alternative tjeter për vendet tona është e papranueshme dhe e padobishme, jo vetëm për vendet tona por edhe për vendet e BE”, tha kreu i shtetit.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Shpenzoi 259 milionë dollarë, Elon Musk donatori më i madh në zgjedhjet e SHBA

Miliarderi amerikan Elon Musk ka ndarë 259 milionë dollarë (245 milionë euro) për të ndihmuar…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Princi William i dorëzon titullin e lartë ‘OBE’ pedagogut shqiptar Andi Hoxhaj

Princi William i ka dorëzuar pedagogut shqiptar Andi Hoxhaj titullin e lartë të Urdhrit më…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME