Categories Politike

Ambasadorët bojkotojnë kryetarët e rinj të bashkive, të votuar më 30 qershor

Diplomatët në Tiranë në mënyrë konfidenciale janë udhëzuar të mos kenë asnjë kontakt me kryetarët e rinj të bashkive të zgjedhur në 30 qershor, ku PS dhe aleatët e saj garuan të vetme dhe nuk morën pjesë partitë opozitare.

Newsbomb.al mëson se nuk ka një dokument të shkruar për këtë cështje, por ambasadorët e stafet e tyre janë udhëzuar që në udhëtimet nëpër rrethe të ndryshme të vendit të shmangin kontaktet me kryetarët e rinj të bashkive. Dhe siç mund të jetë vënë re në këtë kohë, asnjë diplomat në Tiranë nuk ka pasur vizita në zyrat e kryetarëve të bashkive, ata të rinjtë, apo inaugurime të përbashkëta me projekte të investuara nga kompani apo vende partnere.

Është gjetur kjo formë e të shprehurit të një “legjitimiteti të cunguar” të zgjedhjeve të 30 qershorit, dhe pse një gjë e tillë nuk është artikuluar asnjëherë publikisht. Nuk dihet sesa do të vazhdojë ky bojkot diplomatik për të zgjedhurit vendorë, por zyrtarët ndërkombëtarë që operojnë në Tiranë I kanë rralluar edhe daljet e tyre jashtë kryeqytetit, pikërisht për këtë fakt.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME