Categories Lajme

“Plazhet s’do hapen”, Blendi Klosi: Krijohen grumbullime njerëzish

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, është pyetur mbrëmjen e sotme në lidhje me arsyet se pse nuk lejohet ende hapja e plazheve publike. Në një intervistë për emisionin “Open” në Top Channel, Klosi tha se nuk virusi nuk është larguar dhe në plazhe krijohen grumbullime qytetarësh.

Ai tha:

Këtë pyetje keni dy muaj që ma bëni. Në fillim më keni pyetur pse nuk lejohet të dalin njerëzit të dalin nga liqeni. Tani ne nuk lejojmë plazhet se aty do ketë një grumbullim të njerëzve duke rrezikuar përhapjen e virusit. Nuk është e thënë se doli dielli dhe virusi u largua. Jo, virusi është aty, nuk ka ikur.

Mirëpo, çfarë problemi do të kishte hapja e plazheve publike nëse ruhet distanca sociale, pasi ekspertët e shëndetësisë në Shqipëri dhe në botë kanë thënë se koronavirusi nuk përhapet në ujin e detit dhe as nga rëra? Rama deklaroi më herët se nga 1 qershori do të nisë hapja e plazheve për hotelet, po atje a nuk do krijohen grumbullime qytetarësh e pushuesish, apo e gjithë kjo bëhet për të favorizuar pronarët e këtyre bizneseve? Përgjigjet e këtyre pyetjeve duhet t’i sqarojë ministri Klosi për publikun, ose vetë kryeministri Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME