Categories Lajme

Policët mbi 55 vjeç do largohen nga puna, Sindikata kundërshton

Nëpërmjet një letre dërguar Kuvendit dhe kreut të saj Gramoz Ruçi, Sindikata e Policisë kundërshton projektligjin për trajtimin financiar të policëve mbi 55 vjeç. Në letër, Sindikata shprehet se nuk është marrë mendimi i tyre për hartimin e projektligjit, prandaj kërkohet që të bëhen disa ndryshime lidhur me disa nga pikat e parashtruara që pritet të miratohen në Kuvend.

Sindikata gjithashtu kundërshton përcaktimin që punonjësi i policisë që me këtë ligj del në pension të ketë detyrimin të kryejë 700 orë punë dhe pikën tjetër që i jep të drejtën një titullari pra drejtuesit të institucionit që të ketë vendimmarrje për të nxjerrë në pension një vartës mbi 55 vjeç.

Sindikata i kërkon Kryeparlamentarit të kalojë projektligjin e miratuar më 2015 ku parashikohet pensioni i shërbimit për punonjësit e policisë mbi 55 vjeç dhe me 25 vite eksperiencë pasi sipas tyre ai i hap rrugën hyrjes së të të rinjve në polici dhe ka më shumë efektshmëri se ai që është propozuar.Projektligji për trajtimin financiar i miratuar nga komisioni i ligjeve me propozim të Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj pritet të aplikohet për punonjësit e policisë, atyre të gardës dhe SHÇBA dhe prek 613 efektivë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME