Categories Lajme

”Plotësisht të vaksinuar do të jenë ata që kanë marrë tre doza”

Çështjes së vaksinimit të plotë po i kushtohet një rëndësi e veçantë çdo ditë e më shumë. Kjo gjë shihet qartë në SHBA dhe mjaft vende të tjera të cilat po kërkojnë aplikimin e një doze të tretë te të gjithë personat e rritur. Në një konferencë shtypi të dhënë së fundi imunologu i njohur amerikan Anthony Fauci u shpreh se shumë shpejt ka të ngjarë që amerikanët që do të quhen ”plotësisht të vaksinuar” do të jenë ata që kanë marrë tre doza. Fauci iu referua asaj që po ndodh në Izrael, ku pavarësisht se shumë njerëz kanë marrë dy dozat e vaksinës, infektimet janë rritur ndjeshëm, përfshirë edhe rastet e rënda.

Sipas imunologut amerikan, doza e tretë e vaksinës rekomandohet të merret 8 muaj nga doza e dytë, në mënyrë që trupi të ketë ende gjurmë që përballojnë në kalimin lehtë të infeksionit.“Nga përvoja ime si imunolog, nuk do të isha aspak i befasuar nëse regjimi adekuat dhe i plotë për vaksinimin ka të ngjarë të jetë tre doza” , tha Fauci. Izraeli ka parë një rënie të konsiderueshme të efektivitetit të vaksinave me kalimin e kohës, duke raportuar raste të rënda të sëmundjes dhe te persona që kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.

Fauci vuri në dukje një studim të bazuar në të dhënat e rreth 1 milion izraelitëve të moshës 60 vjeç e lart, i cili sugjeroi se një dozë e tretë e  Pfizer kishte “ndikim thelbësor pozitiv”, duke rezultuar në një reduktim dhjetëfish të sëmundjeve të rënda. Ideja e dozës së tretë të vaksinës, e mbështetur dhe nga presidenti amerikan Joe Biden, ka sjellë polemika dhe kundërshti në SHBA, ku ekspertë të ndryshëm e konsiderojnë vendimin të nxituar. Debatet kanë pasur me dy dorëheqje në radhët e ekspertëve të FDA.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME