Categories Bota, Lajme

Po bëhej shumë “perëndimore”, familja detyron vajzën 17-vjeçare të mar tohet me kushëririn e parë

Një vajzë myslimane nga Skocia ka rrëfyer si përfundoi e martuar me kushëririn e saj për shkak të mendimeve të familjes. Nyla Khan, sot 30 vjeçe, mendonte se kishte shkuar në pushime me familjen në Pakistan, ku u detyrua ti jepte fund beqarisë. Nyla nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të pranonte “urdhrin” e familjarëve.

“E dija që më kishin premtuar tek kushëriri im që në moshë të vogël dhe ndihesha shumë keq për këtë. Kisha prindër shumë striktë, të cilët ishin shumë të shqetësuar nëse unë do bëhesha shumë perëndimore”, thotë Nyla për BBC Scotland. Martesa me kushëririn e parë mund të jetë moralisht e gabuar, por është e lejuar nga ligji britanik dhe islamik. Gjithsesi, martesa me detyrim është ilegale në Britani dhe dënohet me 5 vite burg.

Kur shkuan në Pakistan, mëngjesin e parë që u zgjua, kishte të gjithë famijarët mbi kokë. Të gjithë i thonin se duhej të martohej, por ajo nuk dëshironte. Pas shumë argumentash, Nyla, atëherë 17 vjeçe, u detyrua të thoshte “Po”. Pas martesës, familjarët qëndruan edhe 5 javë të tjera në Pakistan e më pas u kthyen në Skoci. Me ta ishte edhe Nyla, por pa bashkëshortin. Në atë moment, Nyla vendosi t’ia mbathte nga shtëpia dhe të luftonte për divorc. “Unë paketova cantat e mia dhe vrapova, kisha nevojë të isha thjesht unë”, tha ajo.

Për disa kohë, u mirëprit në shtëpinë e një mikeshe. Arratisja nga shtëpia e bëri që të përballej me shumë abuzim nga familjarët dhe miqtë, të cilët e ofendonin kur e shihnin në rrugë. “Kishte raste që merrja mamin në telefon vetëm për ti dëgjuar zërin, por nuk flisja asnjë fjalë”, rrëfen Nyla. Një vit pas martesës, ajo ia doli të divorcohej dhe më pas u kthye në shtëpi për të sqaruar prindërit se çfarë dëshiron në të vërtetë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen dy persona në Lezhë

Dy persona janë arrestuar në Lezhë pas hetimeve për zbardhjen e disa rasteve të vjedhjeve…

LEXO ME SHUME