Categories Lajme

Takim “sekret” në bu rg i Nehat Kullës me Kujtim Gjuzin, zbardhet biseda

Nehat Kulla ose siç njihet ndryshe “i forti i Tiranës”, i dënuar me 20 vite burg për vrasjen e Halim Gjuzit, ish-shoferi i ish-zv/ministrit të Arsimit, Halit Shamata, la sot qelinë e burgut të Fushë-Krujës, ku vuante dënimin Më herët në media, është raportuar se Kreu i Partisë Konstervatore, Kujtim Gjuzi, ka patur një takim më këtë të fundit në burg, por asgjë s’ishte konfirmuar. Lidhur me këto zëra, CNA.al, kontakto vetë Gjuzin, ku ai tregoi se çfarë kishte biseduar, ndërsa foli edhe për lirimin e tij.

“Nehat Kulla është një nga djemtë e Tiranës së herëshme, i cili për arsye të vetat familjare, përplasje, ndonjëherë edhe me tejkalim të ruajtjes së gjakftohtësisë, ka realizuar shumë vite siç e dini me dënime të rënda. Lirimi i tij sot, mesaduket sjell në vëmendje që shteti shqiptar 107 vjeçar, funksionon. Unë kam komunikuar me të në burgun e Fushë-Krujës dhe më ka garantuar që Nehat Kulla, pas mbarimit të këtij dënimi nuk do jetë më njeriu gjaknxehtë. Do ruaj gjakftohtësinë. Unë do ti thoja Nehatit që vitet që na kanë mbetur se jemi pak a shumë moshatarë, le të punojmë për lëvizje më të mëdha kombëtare. Nehat Kulla në vitet 97 ka kontrolluar me kujdes depot e armatimit në lindje të Tiranës që mund të shkatërronin kryeqytetin që ju keni sot. Ai ka një meritë për 97-ën, por u keqpërdor nga politika e majt, kryesisht nga Fatos Nano dhe të tjerë pas tij, dhe normalisht njeriu pastaj e humbet qendën e inteligjencës dhe kalon në forma të dhunshme.”-theksoi Gjuzi./CNA.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen dy persona në Lezhë

Dy persona janë arrestuar në Lezhë pas hetimeve për zbardhjen e disa rasteve të vjedhjeve…

LEXO ME SHUME