Categories Lajme

“Po bëhet gjenocid kulturor”/ Revolta e Mevlan Shanajt: Ne na zëvendësuan me “Big Brother” dhe telenovela turke

Aktori i njohur Mevlan Shanaj u shpreh i revoltuar se ndaj shqiptarëve po ushtrohet gjenocid kulturor, duke zëvendësuar artin dhe kuturën e vërtetë me formate të tipit “Big Brother” dhe telenovela turke. Arrtisti u shpreh se prej kohësh në Shqipëri, nuk ka më kinema, duke sjellë që publiku të orientohet tek këto prodhime.

“Sot në Shqipëri po bëhet dhunë kulturore. Është një genocid. Ky formatim social, i paditur, i painformuar, do të bjerë viktimë që të shikojë Big Brother-in. Shqiptarët nuk kanë çfarë të shohin tjetër. Dikur kishte një kinostudio, tani ajo nuk ekziston më.

Dikur kishte kinema, tani nuk ka më as kinema, as filma shqiptarë. Tani Shqipëria ka vetëm filma turq, dhe i vetmi prodhim shqiptar është Big Brother dhe Përputhen. I mungon një alternativë tjetër. Është një informacion i kufizuar, por gjithashtu i imponuar. Unë dhe kolegët e mi kemi përfituar nga puna jonë respektin e publikut. Kjo është pasuria më e madhe për ne, adhurimi i njerëzve.

Kjo vlen më shumë se sa çfarë po shohim kohët e fundit, siç këto novelat apo përrallat me mbret si Big Brother. Ata janë programe që prodhojnë para, por para lavdisë së nderit, para personalitetit, paratë janë të këqija. Unë dhe shokët e mi jetojmë të nderuar. Nuk është slogan për të shitur mend, por asnjëri nga ne nuk lyp, asnjëri nga ne nuk është bërë manjat i ndonjë medieje që të ketë para pafund. Unë kam 45 vjet me këtë emër, nuk bëhet dot emri për 45 ditë”, tha Shanaj për “Dritare.net”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME