Categories Lajme

“Po bëj një festival timin”, Gjergj Leka zbulon projektin e ri

Teksa foli për festivalin e RTSH, që këtë vit u shqërua me shumë reagime, kompozitori Gjergj Leka në studion e “Provokacija” zbuloi edhe projektin e tij. Leka tha se është duke bërë festivalin e tij. Kompozitoi bëri me dije se është frymëzuar nga shprehja e famshme “Unë kam një ëndërr” të Martin Luterking. Siç shpjegoi ai formati i progarmit do të jetë i tillë, që të thërrasë për të kënduar ata që janë privuar për arsye të ndryshme nga muzika.

“Sa për sqarim unë do bëj një festival timin. Po e them te ty. Unë mora shprehjen e famshme të Luterkingut, “I have e dream” (Unë kam një ëndërr) sepse nuk e ke idenë sa këngëtarë dhe autorë, jo vetëm të brezit tim që janë luftuar nuk kanë dalë në festivale dhe unë gjeta një formulë, ti thërras të gjithë dhe të njëjtën këngë ta këndojë i riu bashkë me të vjetrin. Ky festival do fillojë të promovohet në janar deri në maj në finalet që do bëhen dhe të gjithin po e bëj me lekët e mia dhe me sponsorin që do gjejë vetë, për të thënë se ne kemi mundësi të ruajmë këngën shqiptare. Unë nuk jam i vjetër në këndim, jam i vjetër me moshë dhe shyqyr se më ka vlejtur të mësoj shumë gjëra. Mua më ka pjekur jeta në një gjë që kam kuptuar edhe gabimet që kam bërë falë situatave dhe falë njerëzve. Mendoj se Shqipëria sot duhet të ketë festival. Shqipëria sot gjendet në pikë të hallit. Ore nuk thashë kot peshku qelbet nga koka, nuk po bëhet asgjë, as për artin, as për muzikën, ça presim ne të bëhet për festivalin”, deklaroi Leka./abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME