Categories Lajme

Po bënte video për rrjetet sociale, blogerja e njohur bie nga 70 m lartësi

Një komentuese e njohur në rrjetet sociale kineze ka rënë nga 70 metra drejt vdekjes, teksa xhironte veten me celular teksa përplasej në tokë. Vajza që punonte si operatore e kullës së vinçit njihej online si Xiaoqiumei, dhe kishte më shumë se 100,000 ndjekës. Ajo publikonte shpesh video të punës së saj të përditshme duke komanduar vinçin gjigand nga lartësia. Raportimet lokale thonin se ajo ishte 23 vjeçe dhe nënë e dy fëmijëve.

Dëshmitarët thonin se kishin parë vajzën të përplasej përtokë me celularin në dorë pasditen e të martës, kur shumica e punonjësve ishin larguar nga impjanti. Disa video të shpërndara online pretendojnë të tregojnë çka Xiaoqiumei po transmetonte teksa ra nga vinçi, edhe pse familja e saj ka mohuar se mund të ishte duke filmuar teksa binte drejt vdekjes.

Ata thonin se ajo ishte profesionale në punë dhe se gjatë orarit celularin e mbante gjithmonë në çantë. Ata pranonin se vajza kishte rënë për vdekje në fund të turnit të punës, pas drejtimit të vinçit në impjantin pranë shtëpisë së saj në Quzhou, në provincën perëndimore Zhejiang. Ata thanë se funerali dhe kremimi janë kryer dhe hiri i saj është vendosur në një tavolinë të vogël nën një çadër, sipas traditave lokale, shkruan britanikja The Sun.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëri filmime për TikTok me makinë mbi trotuar,60 mijë lekë gjobë shoferit në Berat! I hiqet leja e qarkullimit

Manovrat me makinë mbi trotuar duke filmuar një video në TiKTok dhe rrezikuar jetën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Thahet rezervuari, tonelata me peshq ngecin në baltë dhe cekëtinë

Tonelata të tëra me peshq të llojeve të ndryshme po shkojnë drejt ngordhjes në rezervuarin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të shtëna me armë në Qafështamë gjatë operacionit antidrogë

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Sudhi, në zonën e Qafështamës, gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dështon hyrja e 10 shqiptarëve në Angli, kapen me gomone

Dhjetë persona janë arrestuar në Mylor Harbour, Cornwall, pasi një skaf me shtetas shqiptarë mbërriti…

LEXO ME SHUME