Categories Lajme

Po eksploronin zonën në Pogradec, humbin rrugën 5 turistë çekë, shpëtohen nga policia

5 turistë çekë kanë humbur rrugën teksa po eksploronin zonën e Jollës, në Pogradec, por për fat të mirë kanë arritur që të marrin ndihmën e policisë në kohë, duke bërë që të mos ketë pasoja tragjike. Turistët kanë njoftuar uniformat blu, të cilat pasi i kanë gjetur i kanë orientuar drejt rrugës që do duhet të ndiqnin.

“Policia e Pogradecit u vjen në ndihmë 5 turistëve çekë, të cilët kishin humbur rrugën, duke eksploruar zonën e Jollës.

Ditën e sotme, një grup punonjësish të Komisariatit të Policisë Pogradec, gjatë kontrollit të territorit, pasi kanë marrë njoftim se në fshatin Zgallë, njësia administrative Velçan,

5 turistë çekë kishin humbur rrugën duke eksploruar këtë zonë, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë, ku kanë bërë të mundur lokalizimin e turistëve. Punonjësit e Policisë i kanë shoqëruar turistët dhe i kanë orientuar në rrugë, ku më pas ata kanë marrë edhe mjetet e tyre motorike. Turistët çekë kanë falënderuar punonjësit e Policisë, për ndihmën e ofruar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Këto raste janë të shpeshta në vendin tonë, kryesisht me turistë të huaj, e më së shumti ato çekë. Kjo sepse çekët kanë natyrë aventuriere dhe zgjedhin që të eksplorojnë zonën pa guidë, e ku për fat të keq nuk kanë munguar edhe rastet tragjike, me humbje jete.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 16 Mars 2025

Dashi Nëse nuk doni qe debatet dhe mosmarrëveshjet te bëhen pjese e jetës suaj mundohuni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 30-vjeçari. Policia sekuestron kanabis e kokainë

Policia e Tiranës ka zbuluar një banesë që shërbente për përgatitjen dhe ndarjen në doza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi disa makina, arrestohet 34-vjeçari. Ja çfarë ndodhi mbrëmë në Vlorë

Një 34-vjeçar, identifikuar me inicialet K. Ll., është arrestuar në flagrancë nga Policia e Vlorës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ Motra qëllon me thikë vëllanë e mitur, policia nis hetimet. E reja dërgohet në…

Një 19-vjeçare, është vënë nën hetim nga Policia e Shkodrës për plagosjen e vëllait të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në listën e personave më të kërkuar në Itali për vrasje, kapen dy kushërinjtë në Dibër

Dy persona të renditur në listën e 100 personave më të kërkuar në Itali janë…

LEXO ME SHUME