Categories Lajme

‘Ndizen’ shpresat për azilkërkuesit shqiptarë në Britani, Home Office del me njoftimin urgjent: Greva nëse…!

Azilkërkuesit shqiptarë që preken nga ligji i ri i ashpër i emigracionit në Britaninë e Madhe kanë një motiv për të qëndruar të qetë përkohësisht, pasi deportimi për në Ruanda po shkon drejt dështimit.

Kjo pasi, stafi i Home Office dhe Forcave Kufitare kanë paralajmëruar se do të nisin grevat nëse u kërkohet të mbështesin planet e ashpra të qeverisë për emigracionin.

Paralajmërimin e ka bërë sot një figurë e lartë e sindikatave të Shërbimeve Publike dhe Tregtare, e cila qartësoi se anëtarët e saj mund të largohen në vend që të ndihmojnë në dërgimin e të dëbuarve në Ruanda, ose të zbatojnë masat e mara për të trajtuar numrin e lartë të emigrantëve që kalojnë kanalin Anglez me gomone.

PCS, e cila ka dhjetëra mijëra anëtarë, i është bashkuar tashmë veprimeve ligjore kundër skemës së Ruandës, e nënshkruar me një kosto prej 120 milion £ për buxhetin e Britanisë së Madhe.

Prej kësaj skeme ende nuk është arritur të depërtohet asnjë emigrant për shkak të përballjes me një numër të madh sfidash ligjore.
PCS është gjithashtu kundër projektligjit të imigracionit të paligjshëm, i cili do t’i ndalojë të ardhurit me gomone të aplikojnë për të qëndruar në bazë të ligjit për skllavërinë moderne ose konvestës së të drejtave të njeriut.

Ky paralajmërim nga sindikatat vjen në një kohë kur ministrat në Britani do të nisin një fushatë reklamuese që synon drejtpërdrejt emigrantët e mundshëm për t’i penguar ata të tentojnë të hyjnë në ishull me gomone.
Reklama e mediave sociale do të shfaqet kryesisht në Shqipëri. Një reklamë tregon policinë që ndalon një emigrant, ndërsa një tjetër tregon një gomone të mbushur plot.

Të dyja kanë paralajmërime në anglisht dhe shqip se nëse shkojnë në Britani ilegalisht do të përballen me ndalim dhe depërtim.

Ndërkohë, ministri i Emigracionit Robert Jenrick do të nisë një ‘tur emigracioni’, duke vizituar këtë javë Algjerinë, Tunizinë, Italinë dhe Francën

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME