Categories Lajme

“Po flisnin, por papritmas telefonata u shkëput”, publikohet fotografia e çiftit që humbi jetën në aksidentin në Librazhd

Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin kombëtar “Librazhd-Prrenjas”.

Arjan Tze dhe Majlinda Yze janë çifti i bashkëshortëve banues në Devoll që humbën jetën si pasojë e përplasjes fatale me makinë e cila përfundoi në përruan Lengajcës.

Makina ka dalë nga rruga në vendin e quajtur “Qershitë” dhe ka rënë përroin e “Lingajcës”. Sipas familjarëve dhe burimeve të policisë, çifti ka qenë duke folur në telefon me familjarët deri në orën 20:00,më pas është shkëputur telefonata.

Kanë qenë familjarët që kanë lajmëruar policinë dhe kanë kërkuar gjatë gjithë aksit Pishkash-Përrenjas. Nuk dihen shkaqet e daljes nga rruga. Do të jenë hetimet që do të zbardhin shkaqet e aksidentit ku humbën jetën Arjan Yze dhe Majlinda Yze.Mësohet se çifti ishin prindër të dy fëmijëve, të një vajze dhe të një djali. Para disa muajsh ata ishin bërë gjyshër nga vajza.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME