Categories Lajme

“Po hamë dhe po lahemi jashtë në sy të njerëzve, banori nga Kashari apel qeverisë: Vetëm shtëpinë dua

Kushtet e vështira të jetesës që po kalon familja Sulaj në Kashar me 5 anëtarë, të cilët që jetojnë në një konteiner të dhuruar nga Kryqi i Kuq para një jave, ka detyruar kryefamiljarin të bëj apel për të rindërtuar sa më parë banesë e tij. Në një prononcim për “Fax News” me gazetaren Fjona Çela, Behar Sulaj shpreh vështirësitë dhe kushtet në të cilat po jetojnë për një viti pas rënies së tërmetit. Kryefamiljari shprehet se jetesa në kushtet e dimrit është mjaft e vështirë pasi temperaturat janë të ulëta.

Gjithashtu një problem i madh mbetet edhe ndërtimi i një banje për të kryer nevojat personale apo familjarët të lahen në të. Ku në mungesë të saj detyrohen të lahen në ambiente të hapura në temperatura të ulëta dhe nën sytë e komshinjve. Ai thekson se nëse kësaj situate nuk i jepte zgjedhje rrezikojnë të humbin jetën për shkak të kushteve të vështira të jetesës dhe ambientit të ftohtë që ka në kontenier.

“Ky është një kontenier që ka ardhur para një jave nga Kryqi i Kuq, dhe është shumë ftohtë pasi nuk përdorim dot as rezistencë as sobë me dru por duhet të futesh direkt në batanijet. Për shkak se ka rrezikshmëri nga zjarri dhe nxehtësia sipas manualit që është tek dera.  Edhe korentin e kemi vendosur kontrabandë aty pasi nuk lejohet. Jemi në kushte të vështira më parë kemi jetuar në çadër, tani është më ftohtë. Unë nuk dua asnjë gjë, dua të më ndërtojnë shtëpinë sa shpejtë, se po vdêsim vet i 5 këtu brenda. Jemi shumë keq, nuk ke ku fle, ku jeton disa nga familjarët janë larguar pasi s’kanë ku qëndrojnë . Jetoj vetëm me familjen, hedhim 5-6 batanije sipër jemi shumë keq”, -tha kryefamiljar.

Behar Sulaj theksoi se nuk ka ende një përgjigje për rindërtimin e banesën, ku prej një viti po merret vetëm me dokumentet e aplikimit. Sulaj tha se po jetojnë me ilaçe dhe se i kërko shtetit të rindërtojë banesën pasi nuk kanë ku gatuajnë. “Në momentin e tërmetit brenda ka qenë vajza tek dhoma. I kërkoj qeverisë vetëm shtëpinë se po vdêsim me këto kontenierët. Kanë ardhur 100 vetë e kanë parë dhe kanë ikur, do i bëjmë thonë po kur të vdêsin. Kam një vit që po merrem duke bërë letrat. Kam marrë ndihmë vetë ushqime dhe batanijet nga komuna. 

Për të larë, lahemi në fushë të zotit edhe ftohtë të jetë aty lahemi. Gjatë ditës na shohin edhe komshinjtë por s’kemi ç’të bëjmë. Po gatuajmë jashtë kur është ngrohtë, vetë gjëra të shpejta për gjellë harroje të hamë. Kam frikë se do na i marrë era çadrën gjatë dimrit sepse nuk është e qëndrueshme. Zoti na ruajte, ishim të rrezikuar nga gjarpërinjtë në verë. E kishim shokun tonë atë ishim mësuar. Po na zuri dimri këtu do vdêsim të gjithë, nuk flihet aty brenda pa ngrohje përditë po pimë ilaçe”, përfundoi Sulaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME