Categories Lajme

Po hetontè vjèdhjet e bujshme në Kosovë/ Prokurori ndàhet nga jeta duke luajtur futboll

Prokurori Enver Krasniqi, i cili ishte duke hetuar disa raste të bujshme në Kosovë, përfshirë dhe vjedhjen e Thesarit të Shtetit, ka ndërruar jetë papritur. Krasniqi ka qenë duke luajtur futboll kur është ndjerë keq dhe është shembur në tokë. Mendohet se prokurori, ka ndërruar jetë për shkak të një ataku kardiak. Episodi tragjik ndodhi ndërkohë që ai po luante me miqtë e tij, në një ambjent të cilin e frekuentonte prej 5 vjetësh.

Ai madje kishte insistuar vetë për ndeshjen dhe që të formonte ekipin. Por që në fillim të lojës, pati probleme shëndetësore, ndërsa miqtë kanë nxituar ti japin ndihmën e parë por pavarësisht se dhe ekipi mjekësor mbërriti shpejt, nuk mund të bëhej më asgjë për të.

Deri më tani, për vjedhjen rreth 2.1 milionë eurove nga Thesari i Kosovës,  Prokuroria Speciale ka ngrirë tani ka bllokuar 600 mijë euro. ajo po vazhdon hetimet e janë ngrirë gjithashtu edhe  34 llogari bankare të bizneseve në të cilat ishin transferuar paratë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME