Categories Lajme

Po i dërgonte në Tiranë me furgon, gjirokastriti me shokë grabisin emigrantët

Policia e Tiranës ka prangosur shtetasi me iniciale A. O., 21 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, kryer në bashkëpunim. I riu në bashkëpunim me shokët e tij ndihmuan disa emigrantë të paligjshëm të kalojnë kufirin për t’i dërguar në Tiranë, teksa më pas janë grabitur dhe janë lënë në mes të rrugës.

Policia Gjirokastër: “Morën 11 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, me qëllim transportimin e tyre drejt Tiranës, kundrejt fitimit, por gjatë rrugës u vodhën me dhunë një shumë parash dhe aparatet celularë.

Identifikohet dhe vihet në pranga nga Policia, njëri prej autorëve të dyshuar. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Sekuestrohet një shumë parash dhe sende personale të emigrantëve të paligjshëm.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me strukturat e DVP Gjirokastër, pas njoftimit të marrë se disa persona u kishin marrë më dhunë një shumë parash, sendet personale dhe celularët, 11 emigrantëve që kishin hyrë ilegalisht nga Greqia në Shqipëri, nëpërmjet kufirit të gjelbër, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Falë reagimit në kohë dhe punës profesionale u bë e mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i njërit prej autorëve të dyshuar, konkretisht i shtetasit:

-A. O., 21 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, kryer në bashkëpunim.

21-vjeçari, në bashkëpunim me persona të tjerë, më datë 22.05.2022, kanë marrë 11 emigrantë të paligjshëm në aksin rrugor Gjirokastër-Virua, me qëllim transportimin e tyre drejt Tiranës, kundrejt fitimit. Këta shtetas i kanë shoqëruar deri në afërsi të fshatit Mashkullorë, emigrantët, me automjetet e tyre, më pas i kanë nxjerrë nga automjetet dhe iu kanë vjedhur me dhunë, një shumë parash, 11 aparate celulare dhe sende të tjera personale që emigrantët e paligjshëm i kishin me vete.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME