Categories Lajme

“Po ju çfarë ishit, kukulla? Jeni bashkëfajtorë! “/ Debat i fortë mes Arjan Çanit dhe Grida Dumës

Arjan Çani dhe Grida Duma, kanë patur një debat të fortë në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, për situatën në PD.

Çani i tha Dumës, se të gjithë personat që u rreshtuan me Bashën dhe lejuan përjashtimin e Berishës si një vendim personal të Bashës, “janë bashkëfajtor”.

Pjesë nga debati: 

Arjan Çani: Rreshtohuni të gjithë me më të fortin. Këtë duhet të bëni. Vetëm raporti i forcave vlen në botë. Të tjera janë për të gënjyer njerëzit.

Andi Bushati: Je gabim, ka rregulla demokratike.

Grida Duma: Ngërçi është krijuar nga konflikti Basha-Berisha.

Arjan Çani: Jeni të gjithë bashkëfajtorë. Përse lejuat ju të përjashtohej Berisha më një telefon? Jeni bashkëfajtorë!

Grida Duma: Basha dhe Berisha ishin të shkrirë me njëri tjetrin.

Arjan Çani: Po ju ça’ ishit, kukulla ishit ju?

Grida Duma: Mua më thua kukull ti? Unë kam folur për lista të hapur. Unë i kam bërë sakrificat e mia. Mua sme interson të jem deptuete e një partie që ka vajtur 6%. Ti thua bëni zgjedhje me një parti që ka vajtur 30% i vetëvetes.

Arjan Çani: Nuk është kjo logjika. Këto janë spekulime.

Grida Duma: Këto janë fakte, vota. Të dyja gjysmat janë më pak se PD e madhe. Nëse do të bësh zgjedhje sot, nuk po bën zgjedhje në PD. Shumica e demokratëve e kanë abroguar këtë proces.Kur ata e bëjnë një hap prapa, ikin nga konflikti personal. Kjo nuk është situate e demokratëve, por atyre të dyve, që partia i pranoi të ishin në traditën e vazhdimësisë. Thamë nuk e ka virtyt PD, atëvrasjen.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME