Categories Lajme

Po ju skadojnë lejet e qëndrimit?! Greqia jep lajmin e mirë për emigrantët shqiptarë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se Ministria Greke e Emigracionit dhe Azilit ka zgjatur vlefshmërinë e lejeve të qëndrimit dhe vërtetimeve të aplikimit, për shtetasit e vendeve të treta, mes tyre dhe shqiptarëve. Ky vendim vjen për shkak të situatës së shkaktuar nga koronavirusi. Kjo vlen për dokumentet e lëshuara shteti helen, të cilat kanë skaduar gjatë periudhës 1 janar 2020 – 31 korrik 2020, të cilave do iu zgjatet vlefshmëria deri më 31 mars 2021.

“Ndërsa për dokumentet që janë lëshuar nga 1 gusht 2020 dhe me datë skadence deri 31 mars 2021, u zgjatet automatikisht vlefshmëria me 8 muaj nga data e tyre fillestare e skadimit.
Hyrja në fuqi e lejeve të qëndrimit që do të lëshohen fillon ditën pasardhëse nga data e skadimit të lejes së qëndrimit të listuar. Kjo nuk vlen për lejet e qëndrimit dhe vërtetimet e aplikimit që janë rinovuar tashmë për një datë të mëvonshme.”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME