Categories Showbiz

Si të gjitha mamatë tona, edhe mami i Lorit ka një kërkesë: Bëj karrierë, por mos harro….

Lori Hoxha e ftuar në emisionin radiofonik “Dilema Sociale”, mori dy mesazhe që e emocionuan, nga e ëma dhe e motra, Sara. E ëma, Vjollca Hoxha, e këshilloi të bijën të ndjekë karrierën, të cilën Lori e ka prioritet, por mos të harrojë edhe familjen. “Lorin pas 5 vitesh e shoh të arrirë në karrierë, ashtu siç ajo ka dëshirë: së pari në karrierë, pastaj në familje. Unë do t’i këshilloja që t’i bëjë të dyja njëkohësisht, por ajo e ka në dorë”, tha Vjollca Hoxha.

Lori: “Mami ka dashur të thotë që Lori s’ka nevojë të bëjë fëmijë, rëndësi ka të bëjë karrierë ose nëse do t’i bënte të dyja akoma më mirë do ishte. Por unë pas 5 vitesh e shoh veten të arrirë në karrierë. Ka qenë gjithmonë prioriteti im sepse unë nuk mundoj që njerëzit duhet t’i ndjekin hapat njësoj. Nuk mendoj që një femër detyrimisht duhet të ketë një familje për të qenë e arrirë.

Nuk do doja ta kisha këtë presionin social për të pasur patjetër familje. “A ke fëmijë? A do bësh fëmijë? A je shtatzënë?”- Do doja që të eliminoheshin si pyetje këto në shoqëri. A mund të bëjmë diçka tjetër përveçse të bëjmë fëmijë dhe të rrimë në shtëpi? Është shumë ok nëse do të bësh fëmijë dhe është shumë ok nëse nuk do të bësh fëmijë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME