Categories Lajme

Po kthehej në vendlindje për të vizituar familjen, merr flakë makina e emigrantit në Librazhd

Një ngjarje me rrezik për jetën ka ndodhur më orët e vona të mbrëmjes së djeshme në aksin e rrugës kombëtare Librazhd–Prrenjas, në vendin e njohur Bushtricë, ku një automjet ka marrë flakë gjatë lëvizjes. Automjeti, i cili sipas informacioneve paraprake funksiononte me benzinë dhe gaz, është përfshirë nga flakët në ecje dhe është djegur plotësisht brenda pak minutash.

Fatmirësisht, drejtuesi i automjetit ka arritur të dalë në kohë dhe ka shpëtuar pa lëndime. Bëhet fjalë për një emigrant i cili po kthehej në vendlindje për të vizituar familjen dhe prindërit.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë me shpejtësi forcat zjarrfikëse të Bashkisë Librazhd, të cilët kanë arritur të lokalizojnë dhe shuajnë flakët në një kohë rekord, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit dhe shmangien e ndonjë tragjedie të mundshme.

Po kthehej në vendlindje për të vizituar familjen, merr

Shkaqet e shpërthimit të zjarrit mbeten ende të paqarta, por dyshohet se mund të jetë një defekt teknik në sistemin e gazit të automjetit. Grupi hetimor dhe shërbimet përkatëse janë në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të incidentit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME