Një makinë ka marrë flakë në lëvizje e sipër në aksin Vlorë-Fier. Një grup zjarrfikësish është nisur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe për disa minuta ka luftuar me flakët deri në shuarjen e tyre.
Fatmirësisht nga flakët ka pasur vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike.
