Categories Lajme

“Po ne ku do shkojmë?!”/ Mbërrijnë 13 shqiptarët e riatdhesuar nga kampet e ferrit në Siri, çfarë do ndodh me ta?

Mëngjesin e sotëm kanë mbërritur në aeroportin e Prishtinës 13 shqiptarët e riatdhesuar që kanë shpëtuar nga kampet e ferrit në Siri dhe janë të sigurt në duart e autoriteteve shqiptare. 4 gra dhe 9 fëmijë rikthehen në gjirin e familjes, për të lënë pas njëherë e përgjithmonë dramën që përjetuan prej një kohe të gjatë duke e çuar në 43 numrin total të bashkatdhetarëve që janë shpëtuar deri tani.

Shqiptarët e riatdhesuar janë pritur nga ministri i brendshëm Bledi Çuçi, i cili shprehu mirënjohje për partnerët strategjikë, SHBA, që bënë jashtëzakonisht shumë për finalizimin me sukses të operacionit të katërt përmes së cilit edhe Kosova riatdhesoi disa shtetas të saj.

“Kurrsesi nuk është operacioni i fundit dhe as do të ndalemi derisa të rikthejmë edhe gratë e fëmijët e mbetur ende në kampet famëkeqe të zonave në konflikt, duke u bazuar gjithashtu në listat e hartuara më herët me partnerët libanezë, Gjeneral Major Abbas Ibrahim dhe këshilltarin tonë diplomatik në rajon, Marc Ghorayeb.

Kemi statistika të sakta të bëra që nga tre operacionet e para, me partnerët libanezë, këshilltarit tonë diplomatik në Liban, e të gjitha këto lista që do i përditësojmë akoma më tepër do bëjmë të mundur të kthejmë çdo shqiptar që ka mbetur në këto kampe”, tha Çuçi. Një nga personat e përfshirë në këtë operacion që priti shqiptarët e riatdhesuar tregoi se fëmijët e pyetën se ku do të shkojnë ndërsa ajo i shpjegoi se do të rehabilitohen dhe më pas do të kthehen në shkollë.

“Se më pyetën fëmijët po ne ku do shkojmë? Edhe i thashë që ju do shkoni në një qendër pritëse ku do bëni të gjithë analizat, do ketë dhe edukatorë e mësues, e sapo të jeni ju të gjithë gati e të ndiheni mirë ju dhe mamat tuaja, do gjejmë mënyrën më të mirë për t’i rehabilituar, kthehen e në shkollë”, informoi një nga personat e përfshirë në operacion.

“Po si shoqet dhe shokët që kanë ardhur më herët, kanë filluar shkollën”, tha ministri i brendshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ekzekutimi i çiftit Mujeci, Gjykata e Lezhës lë në burg bashkëpunëtorin e autorëve!

40-vjeçari i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e çiftit të bashkëshortëve, Kreshnik dhe Gentjana Mujeci,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherri në Vlorë, policia shoqëron disa persona në komisariat

Një konflikt mes disa personave është regjistruar mbrëmjen e së hënës në bulevardin “Ismail Qemali”,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjermani, ja kush janë dy motrat shqiptare nga Kosova që humbën jetën në aksident

Dy motra nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident në Gjermani. Viktimat janë identifikuar…

LEXO ME SHUME