Categories Lajme

Po ngjiste malin, rrëzohet për vdekje 40-vjeçari në SHBA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Utah, SHBA. Mësohet se një 40-vjeçar është rrëzuar për vdekje teksa ishte në një udhëtim hiking me djalin 9-vjeçar të të fejuarës së tij.

Sipas të dhënave, Adrian Vanderklis mori djalin për tu ngjitur në mal nëpërmjet kanionit, por fatkeqësisht ka v dekur.

Trupi i tij u gjet në një lartësi 1,767 metër në një pjerrësi gati vertikale. Oficerët e policisë morën një telefonatë në orën 19:00, kur e fejuara e Vanderklis, Shantell Taylor telefonoi për të raportuar se kishte disa orë që nuk e kishte parë. Ndërsa i biri mbeti i vetëm në mal dhe e ëma mund ta shihte djalin e saj nga poshtë teksa qante dhe rrinte vetëm.

Ekipet e shpëtimit nisën ta kërkonin atë natë, por operacioni u shty për shkak të errësirës. Trupi i pajetë u gjet nga një ekip me helikopter gjatë ditës së diel dhe nga autopsia rezultoi se oficerët ishin të bindur që Vanderklis ka vdekur menjëherë për shkak të lëndimit të tij.

Mbetet e paqartë se si është rrëzuar, ndërsa autoritetet dyshojnë se ka rrëshqitur. Mediat britanike bëjnë me dije se në momentin e incidentit, 9-vjecari nuk e pa rënien e Vanderklis./TCH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME