Categories Politike

“Po ngre Republikë më vete”, Ademi reagon pas akuzave të veteranëve të LANÇ: Po festojmë javën e Pavarësisë

Kryetarja në detyrë e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ka reaguar, pasi veteranët e LANÇ kanë thënë se ajo po ngre një “Republikë më vete” e po përjashton festën e Çlirimit.Ademi shprehet se Kalendari i festës në Shkodër është i javës së Pavarësisë dhe na bën nder ne dhe gjithë shqiptarëve.“Unë e kam deklaruar qëndrimin tim dhe nuk është personal, por që përballet me historinë. Ka filluar një diskutim në nivel kombëtar. Ata dëshmorë që kanë rënë për liri meritojnë të respektohen por më pas datat që lidhen me të vërtetat e datës së largimit të uzurpatorit dhe hyrjen e një regjimi komunist në Shqipëri do të duhet ta themi të vërtetën ashtu si ishte, sepse ne kishin baballarët dhe familjarët tanë të cilët në atë kohë kanë vuajtur në sajë të një revanshi civil ndërmjet forcave të ndryshme politike në këtë rast komunistët që kanë bërë masakra në atë kohë. Duhet të përballemi me të vërtetat duke i dhënë pjesën e vet gjithsecilit në histori. Për familjen time ka qenë një ditë e zezë por edhe për Shkodrën besoj. Nuk ka asnjë vendim antikushtetues apo ndonjë lëvizje antikushtetuese nga ana ime”, tha Ademi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME