Categories Kuriozitete

Po pastronin shtëpinë, çifti hedh në plehra 15 mijë paund

Nëse mendoni se po kaloni një ditë të keqe, po ju themi se ka edhe më kqe se ju. Pse? Ja për shembull, një çift hodhi pa dashje në mbeturina plotë 15 mijë paund, të cilat përfunduan në qendrën e riciklimit.

Çifti, emri i së cilit nuk është bërë me dije, ishin duke nxjerrë disa kuti dhe duke pastruar shtëpinë e një të afërmi të tyre, i cili kishte ndërruar jetë sëfundmi. Megjithatë, stafi i riciklimit, i cili po ndante kabujt elektrikë që ndodheshin në disa kuti, vunë re një kuti brenda së cilës kishte pajisje të ndryshme shtëpiake. Ata zbuluan edhe shumën e madhe të parave.

Me pastërtinë më të madhe të mundshme, stafi lajmëroi policinë për atë që gjeti. Përmes metodave të tyre të sofistikuara, policia gjeti se nga cila benesë kishte dalë ajo kuti dhe shuma e madhe e parave. Kur shkuan në shtëpinë e çiftit, burrë e grua ngelën të habitur dhe pranuan se kanë qenë duke pastruar banesën e një të afërmit të tyre që kishte ndërruar jetë, kohët e fundit.

Ata u paraqitën në polici dhe pas deklaratave të rastit, morën pas “dhuratën” e madhe në prag të Krishtlindjeve. Burrë e grua treguan në polici se i afërmi i tyre, i cili ishe i moshuar, kishte zakonin e fshehjes së parave nëpër shtëpi, në vende të pazakonta. Ata thonë se kurrë nuk u kishte vajtur në mendje se do të kishte fshehur para edhe në kutitë e mbushura me orendi të vjetra e mbeturina.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për SOT, e Hënë 31 Gusht 2026

Dashi Duhet të tregoheni më seriozë me çështjet tuaja financiare. Tregoni më shumë kujdes me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 29 Gusht 2026

Dashi Do diskutoni gjere e gjate sot me atë qe keni ne krah, megjithatë serish…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 14 Gusht 2026

Dashi Ka shume mundësi qe jeta juaj ne çift te mbetet delikate sot sepse ju…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME