Categories Kulture

“Teatri nxori bllof të gjithë arkitektët”, Mehdi Malkaj i kërkon sqarim Veliajt: Çfarë lloj çete jemi ne partizane, zogiste apo balliste?

Aleanca për Teatrin është mbledhur përpara Bashkisë Tiranë për marrjen e informacioneve mbi vendimet që po merren për Teatrin Kombëtar. Pjesë e tyre ishte edhe aktori Mehdi Malkaj, i cili iu përgjigj edhe kryebashkiakut Erion Veliaj që i konsideroi një çetë të vogël që janë kundër prishjes së Teatrit. Malkaj i kërkoi një sqarim Veliajt për të përcaktuar se çfarë çete janë zogiste, balliste apo partizane.

“Jam si macja tek piano përballë pianos kur flitet për ligje. Teatri i nxori blof të gjithë arkitektët nga ishin dhe nga nuk ishin. Se është aty nuk i dridhet qerpiku fare. Hajde tërmet thotë. Është fatkeqësi e madhe për ata që pësuan nga tërmeti. Do ishte më mirë që kryetari të ndërtonte ndonjë gjë për ata që vuajnë atje, që kanë nevojë për kujdes sesa të merren me teatrin. Unë dua të sqaroj një gjë të vogël me veten të paktën çetë, tani ne jemi çetë partizane, çetë balliste, zogiste. Çfarë lloj çete jemi neve?

Këtë dua të sqaroj. Po patët mundësi më jepni sqarim. Ore çfarë çete jemi ne? Jemi të armatosur apo nuk jemi të armatosur. Dreqi e mori, kjo lufta partizane, unë kam respekt për të por me çfarë ta filloj?”- tha ai. Aktori u shpreh se nga çeta të vogla të shpërndara të gjithë u bënë bashkë dhe tani janë një batalion. “Një çetë këtu, një çetë atje, një çetë atje u bëmë bashkë, u bë batalion, brigadë ku di unë. Ndihem mirë që jam pjesë e çetës,”– përfundoi Malkaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Befason Ema Andrea, aktorja nderohet me çmimin prestigjioz italian “Premio Adelaide Ristori 2025”

Aktorja shqiptare, Ema Andrea është shpërblyer me çmimin prestigjioz italian, “Premio Adelaide Ristori 2025”, për…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Takimi  i pa harruar  me Kadarene, Nga Arben  Meksi

Takimi  i pa harruar  me Kadarene Botuesi  i vepres se  Ismail Kadarese ,Bujar Hudhri,here pas…

LEXO ME SHUME