Categories Lajme

Po pinte kafe në lokal, shqiptari qëllon me armë bashkëatdhetarin e tij në Itali

Një 51-vjeçar shqiptar është arrestuar së fundmi nga policia italiane pasi akuzohet për armëmbajtje dhe plagosje e rëndë me dashje. Sipas mediave italiane 51-vjeçari shqiptar nga Artena mbrëmjen e 7 marsit ka plagosur me armë një shtetas shqiptar i cili ndodhej brenda një lokali në Artenë. Pas kësaj 51-vjeçari arriti të arratisej menjëherë dhe të zhdukte gjurmët e tij ndërkohë shqiptari tjetër u transportua në urgjencën e spitalit Colleferro me lëndime të konsiderueshme në këmbë.

Duke parë natyrën e plagës së shqiptarit, mjekët njoftuan menjëherë policinë. Kjo e fundit nisi të mbledhë prova kundrejt shqiptarit të arrtisur dhe sot mundi që ta arrestojë. 51-vjeçari shqiptar u transferua në burgun e Velletrit, ku qëndron në dispozicion të pritjes së vendimit të gjykatës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME