Categories Lajme

Mashtroi, prostituoi dhe rrahu me zinxhirë 28-vjeçaren greke, arrestohet i riu shqiptar

Një ngjarje e rëndë është zbuluar së fundmi në Greqi pasi një 28-vjeçare rome greke është rrëmbyer dhe shfrytëzuar seksualisht nga një 28-vjeçar shqiptar. Sipas mediave greke gjithçka ka ndodhur kur 28-vjeçari i është afruar të resë përmes Facebook dhe i ka ofruar të punonte si kamariere në një kafene. Vajza e pranoi propozimin dhe kështu nisi e gjithë ngjarja. Shqiptari u takua me vajzën dhe pasi i tha se kishte ndërmend ta ndihmonte për të dalë nga situata e vështirë në të cilën ndodhej, më pas, duke përfituar nga pozita e saj e pambrojtur, e çoi në një apartament në Athinë ku qëndronte në mënyrë të paligjshme.

Më pas ai e detyroi me forcë që të punonte në një bordello, duke i mbajtur të gjitha të ardhurat. Por jo vetëm kaq pasi policia ka zbuluar se e reja ka patur shumë plagë në trup të shkaktuara nga goditjet e forta me zinxhirë dhe gjendja e vajzës ishte e mjerueshme. Në lidhje me këtë rast janë arrestuar dhe akuzuar dy persona të tjerë, një 40-vjeçar dhe një 61-vjeçar. Ky i fundit është personi që i kishte dhënë banesën në të cilën ishte mbajtur me forcë vajza ndërsa mësohet se për transportin e saj kishte siguruar edhe një makinë në pronësi të tij. Nga ana tjetër, 40-vjeçari është punonjës në një lokal ku punonte vajza, por mohon se e dinte saktësisht se çfarë po ndodhte.

Vlen të theksohet se 28-vjeçari shqiptar i arrestuar është një i njohur i Autoriteteve pasi në të kaluarën ka qenë i përfshirë edhe në krime të tjera. Mësohet se 28-vjeçari kishte qëlluar në drejtim të një personi në Pire në vitin 2020 dhe ishte arratisur nga vendi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME