Categories Lajme

Burri lirohet nga burgu pas 30 vitesh për një vrasje që s’e kishte bërë

Një burrë nga Kalifornia është shfajësuar pasi kaloi më shumë se 30 vjet në burg për një vrasje që nuk e kishte kryer. Joaquin Ciria, 61 vjeç, u arrestua në vitin 1990, i akuzuar për vrasjen e Felix Bastarrica në distriktin SoMa të San Franciskos. Akuza ndaj tij bazohej në dëshmi të rreme të dëshmitarëve dhe në sjellje të pahijshme të policisë, sipas prokurores së qarkut të San Franciskos, Chesa Boudin.

Pas më shumë se tre dekadash, çështja e tij është mbyllur dhe dënimi i tij është hequr. Bastarrica u vra nga një i njohur i përbashkët, por Ciria e gjeti veten të akuzuar për vrasjen pasi filluan të përhapeshin thashethemet se ai ishte fajtori.

“Tridhjetë e dy vjet më parë, ju morën nga gruaja juaj dhe foshnja juaj dhe kjo është për shkak se sistemi dështoi në mënyrë katastrofike… tani më në fund, ju keni një shans për të rimarrë jetën tuaj”- tha Boudin teksa dha lajmin për shfajësimin e burrit.

Ndërkohë duke folur nga burgu në San Francisko, Ciria tha: “Ishte e pabesueshme. Nuk mund ta përshkruaj atë ndjenjë…nuk është fjalë. Është sikur të kesh lindur përsëri. Ti e di sikur e gjithë jeta jote po fillon përsëri.” BurimiUNILAD

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME