Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, arrestohet 44 vjeçari nga Bilishti. Drejtonte mjetin e tij në gjendje të dehur, arrestohet nga policia një 44 vjeçar nga Bilishti. Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” të shtetasit K. K., 44 vjeç, banues në Bilisht. Policia shtoi se ky shtetas, në këtë qytet, u kap duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, në gjendje të dehur.
Categories
Lajme
Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, arrestohet 44 vjeçari nga Bilishti
