Categories Lajme

Po priste autobusin, 20-vjeçarja shqiptare aksidentohet për vdekje në Greqi

Një 20-vjeçare shqiptare ka humbur jetën nga një aksidenti rrugor të ndodhur mëngjesin e sotëm në Patridha të Verias në Greqi.

Ngjarja ka ndodhur në orën 9.40 të mëngjesit, në kilometrin gjashtë të rrjetit rrugor që lidh Verian me Skydrën.

Dy viktimat, një 68-vjeçare dhe 20-vjeçarja shqiptare e identifikuar me inicialet E. D., nga Njësia Administrative Tërbuf e Divjakës, sipas dëshmive, kanë qenë duke pritur në stacionin e autobusit, kur në rrethana që po hetohen, i ka përplasur një makinë e drejtuar nga një 64-vjeçar, i cili humbi kontrollin e mjetit, duke e bërë atë të dalë nga rruga.

Sipas Policisë, dy gratë janë dërguar në spitalin e Verias, ku është konstatuar vdekja. Drejtuesi i mjetit ndërkohë është arrestuar.

20-vjeçarja që humbi jetën tragjikisht paraditen e sotme (1 prill) në fshatin Patrida Veria, në Greqi teksa ishte duke pritur autobusin në stacion, është nga Shqipëria. E reja nuk jetonte në atë fshat, por kishte shkuar për të takuar tezen e saj, pasi kjo e fundit ishte sëmurë dhe do të bëhej operim. ”Unë nuk di asgjë. Ajo nuk jetonte këtu. Unë jetoj këtu dhe ajo erdhi për të takuar tezen e vet, gruan time. Gruaja do të operohej në 8 të mëngjesit dhe unë u ngrita në 6 dhe u nisa me kunatën time, ndërsa mbesën e lash në shtëpi me dy djemtë e mi”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 60-vjeçari

Një 60-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U largua nga banesa dhe s’u kthye më, nëna denoncon zhdukjen e të birit

Një 31-vjeçar rezulton i humbur, ndërsa familjarët e tij kanë kërkuar ndihmën e policisë për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i 4 shqiptarëve në Boegrad që postuan foto me Shqipërinë etnike, Berisha: Lirojini ose opozita do të mbajë protesta para ambasadës serbe

Kreu i PD Sali Berisha në një konferencë me gazetarët nga selia e PD, ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari i dehur kërcënon policët italianë pas sherrit në lokal, arrestohet!

Një 32-vjeçar shqiptar u arrestua për kërcënim dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik, pasi policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

65-vjeçari bie nga shkëmbi në Dibër, ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Dibër, ku një 65-vjeçar ka humbur jetën pasi…

LEXO ME SHUME