Categories Lajme

Po stërvitej, makina përplas për vdekje atleten shqiptare në Irlandë!

Atletja shqiptare Anila Muçaj ka ndërruar jetë të dielën (2 mars) në Tralee të Irlandës. 48-vjeçarja shqiptare, nënë e dy fëmijëve, u përplas nga një makinë në kohën kur së bashku me dy mikeshat e saj ishin duke vrapuar (stërvitur) në një rrugë të ngushtë dhe të sheshtë, në zonën që të dërgon nga qyteti Tralee për në urën Blennerville.

Sipas raportimeve në mediet irlandeze, drejtuesi i mjetit ishte një 80-vjeçar i cili kishte shfaqur probleme mjekësore dhe për pasojë humbi kontrollin e mjetit. Zona ku ndodhi ngjarja është e njohur dhe përdoret për vrapim, çiklizëm dhe ecje.

Atletja Anila Muçaj u trajtua në vendngjarje para se të dërgohej në “Spitalin Universitar Kerry”, por pa mundur të mbijetonte nga goditja. Dy mikeshat e saj kanë lëndime, por sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetën. Edhe drejtuesi i mjetit u dërgua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Kush ishte Anila Muçaj

Shqiptarja njihej në komunitetin e qytetit të saj si një atlete e apasionuar dhe vitet e fundit kishte marrë pjesë në disa Maratona. Klubi “Born to Run” reagoi me një një komunikim ngushëllues.

“Sot kemi mbetur të shkatërruar nga lajmi tragjik se mikesha e mirë Anila ka ndërruar jetë pas një aksidenti në rrugën e vrapimit, mendimet tona janë me bashkëshortin dhe dy djemtë e saj dhe me gjithë familjen e Anilës në këtë kohë. Ne lutemi edhe për Klerën dhe Klarën që vraponin me Anilën që të shërohen plotësisht, mendimet tona janë me të gjitha familjet”, thuhej në reagimin prekës.

Kryetari i Bashkisë së Tralee, Mikey Sheehy në takimin e mëngjesit të së hënës të Qarkut Komunal të Tralee tha se vdekja e Anilës në një mëngjes të bukur të së dielës ndërsa po vraponte ishte “një tronditje e madhe” për qytetin. ‘Anila ishte një vrapuese me përvojë dhe e përkushtuar ndaj bashkëshortit dhe dy fëmijëve’, u tha në takim.

Tragjike/ Po stërvitej, makina përplas për vdekje atleten

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ 67-vjeçari bie nga lartësia e banesës teksa po bënte riparime, dërgohet me urgjencë në spital

Një 67-vjeçar i identifikuar, Lumturim Qerimi është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Vlorës. Ai…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, ky është çifti i sapomartuar që humbi jetën

Është publikuar foto e çiftit të sapomartuar që ndërruan jetë në orët e para të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Aksidenti tragjik, makina u përplas me bordurën, ndërrojnë jetë tre të rinjtë! Mes tyre edhe një 15-vjeçar

Një tragjedi u regjistrua në orët e para të mëngjesit të sotëm në Manëz të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbën jetën tragjikisht në aksident, dy motrat përcillen për në banesën e fundit

Familjet Xhepa dhe Hasko kanë hapur dyert e mortit pas humbjes tragjike të dy motrave,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Sekuestrohen armë dhe municion luftarak në dy banesa, arrestohet 44-vjeçari

Specialistët e Komisariatit të Policisë Pogradec kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Befasia”, duke goditur…

LEXO ME SHUME