Categories Lajme

VIDEO/ Kundërshtuan prishjen e stacionit të pompave, banorët e Tragjasit përplasen me Policinë: Nuk ju lejojmë të na merrni ujin!

Banorët e fshatit Tragjas në Vlorë janë përplasur me forcat Policisë këtë mëngjes, pasi janë përpjekur të mbrojnë burimin e ujit të fshatit. Përplasja ndodhi pasi Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të kryente shembjen e stacionit të pompave të ujit për ndërtimin e ujësjellësit, që do të devijojë një pjesë të lumit Izvor për në Palasë.

Banorët e fshatit e kundërshtuan këtë projekt, pasi nuk janë informuar dhe kanë kërkuar informacione nga Bashkia e Vlorës. Ata u përplasen me punonjësit e firmës dhe forcave të policisë që shkuan në vendngjarje.

Sipas tyre, ky ujë duhet të mbetet në shërbim të komunitetit dhe jo për industrinë turistike.

“Nuk i kemi lejuar dhe nuk do të lejojmë që mjetet e rënda të punojnë për të shtruar tubacioniet për marrjen e ujit. Do ta ndjekim çështjen nga ana ligjore dhe burrërore”.

Kjo nuk është hera e parë që banorët e Tragjasit kanë protestuar kundër këtij projekti, pasi disa ditë më parë ata shprehën kundërshtimet e tyre në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Vlorës.

Në mbledhje një qytetar u shpreh se në zonë u ka shkuar një “kuçedër” (qytetari i referohet oligarkëve që kanë ndërtuar vilat në Palasë dhe Dhërmi), që po u merr ujin.

“Kemi ardhur se po na zë kuçedra ujin, po vjen kuçedra dhe po na zë frymën. Ne nuk kemi ardhur të bëni luftë ju këtu të ziheni me njëri-tjetrin, të zgjidhni problemet politike tuajat. Ky popull që është këtu është demokrat, socialist, zogist, është ballist, është komunitet i zonës sonë i Dukatit, Tragjasit, Orikumit dhe kemi ardhur të na zgjidhni problem sepse kryetari i Bashkisë ka dhënë në shkellje të ligjit, pa na pyetur fare, ka dhënë një leje ndërtimi pa ana pyetur fare dhe na ka bllokuar jetën.

Po na merr jetën për të bërë një fshat që natyra nuk e ka bërë, si ka dhënë as ujë, asgjë, për të bërë një fshat turistik andej apo ça do të bëjë ai dhe të më shpërgulë mua, të më marrë jetën e brezave tonë e fëmijëve tonë, kjo është e padrejtë. Këtë na zgjidhni! Mos e hidhni në politikë. Nuk kemi ardhur për politikë,”- tha qytetari.

Po ashtu, banorët e Tragjasit kanë nisur nënshkrimin e një peticion drejtuar ministres së Mjedisit, Mirela Kumbaro dhe kryeministrit Edi Rama, ku kërkojnë të ndalohen punimet për marrjen e ujit nga burimi dhe po kërkojnë investime për zhvillimin e fshatit.

FOTO/ Kundërshtuan prishjen e stacionit të pompave, banorët e

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ 67-vjeçari bie nga lartësia e banesës teksa po bënte riparime, dërgohet me urgjencë në spital

Një 67-vjeçar i identifikuar, Lumturim Qerimi është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Vlorës. Ai…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, ky është çifti i sapomartuar që humbi jetën

Është publikuar foto e çiftit të sapomartuar që ndërruan jetë në orët e para të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Aksidenti tragjik, makina u përplas me bordurën, ndërrojnë jetë tre të rinjtë! Mes tyre edhe një 15-vjeçar

Një tragjedi u regjistrua në orët e para të mëngjesit të sotëm në Manëz të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbën jetën tragjikisht në aksident, dy motrat përcillen për në banesën e fundit

Familjet Xhepa dhe Hasko kanë hapur dyert e mortit pas humbjes tragjike të dy motrave,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Sekuestrohen armë dhe municion luftarak në dy banesa, arrestohet 44-vjeçari

Specialistët e Komisariatit të Policisë Pogradec kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Befasia”, duke goditur…

LEXO ME SHUME