Categories Showbiz

“Po të jesh burrë kërko falje”/ Fatma debat me Jul Dedën për Mira Kazhanin, aktori: Ka nevojë për paracetamol

Një debat në distancë ka kohët e fundit mes Mira Kazhanit dhe Jul Dedës, i cili mori fill nga reagimet për protestën e banorëve të Astirit. Deda u shpreh ndaj saj se duhet të gjente një burrë që të qetësohej, ndërsa gazetarja i theksoi se edhe gruaja e tij nuk ka një burrë. Por deklaratat në distancë nuk mungojnë. Së fundmi ka qenë Jul Deda ai i cili ka përmendur sërish Mira Kazhanin, pasi është ngacmuan nga Fatma në emisionin “Thumb on”. Fatma i ka kërkuar Julit që për ato deklarata të kërkojë falje publike. Ky i fundit nuk ka pranuar një gjë të tillë.


Biseda:

Jul Deda: Unë këtij personi nuk ia kam përmendur emrin në asnjë status, ajo duke qenë se është një person që gabon shumë e kupton që bëhet fjalë pikërisht për të.

Ajo është një batutë, por kur shoh që në të gjithë këtë vorbull, pasi e gjithë graria është lëshuar për të mbrojtur njëra-tjetrën, nuk pres që një grua apo femër të dalë të bëjë një shkrim kundër të njëjtës gjini që vuan tek Astiri, që janë rrahur dhe persekutuar. Ti gjejmë një burrë është një batutë që nënkupton se ke nevojë për një paracetamol. Unë nuk u mërzita nga komenti i saj, nuk me preku sepse ishte një përgjigje mllefi.

Fatma: Po të jesh burrë, i kërkon falje publike.

Jul Deda: Unë ti kërkoj falje asaj? Po sikur ti kërkoj falje ajo të gjithë grave të Astirit që i bëri ato, atëherë ia kërkoj unë.

Fatma: Pse Mira Kazhani e ka bërë atë që u bë në Astir?

Jul DedaPse unë e thashë atë? E ka thënë Churchill-i.

Sherri Kazhani-Deda:

Në rubrikën e saj me “25 rreshtat”, Kazhani shkruante se ajo e Astirit ishte një protestë që nuk gjeti mbështetje në masë, që dështoi në kauzë dhe në formë duke ngjallur antipati tek qytetarët e tjerë. Për këtë shkrim reagoi Jul Deda i cili u shpreh: “Kësaj gazetaruces populiste, qe protesta e banoreve te Astirit i duket dështim, gjejini një burrë të qetësohet, se gjynah..!”.

Ndërsa gazetarja nga ana tjetër: “I dashur Juli. Është e vërtetë që nuk kam akoma një burrë. Me sa shoh as gruaja jote nuk ka”. Aktori nuk e la me kaq dhe iu përgjigj: “Kaq e dështuar je sa çdo kritikë që shkruhet në facebook, edhe kur nuk të përmendet emri e kupton se bëhet fjalë për ty,”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME